Në Sallën e madhe të Qendrës kulturore të premten në mbrëmje është mbajtur premiera e pjesës së parë të filmit dokumentar “Familjet ulqinake në Durrës” e artistit të njohur ulqinak Cani Lazoja.
Në mënyrë tejet emotive anëtarët e këtij komuniteti, i cili Ulqinin e ka lëshuar në etapa prej 1878-1880, kanë folur mbi kujtimet për atdheun e vet dhe dashurinë për të.
Lazoja me mjeshtri i inkuadroi historitë e tyre në film, të cilët së bashku me disa libra, do të mbesin dëshmi i përjetshme e një komuniteti krenar.
Filmi në pjesën më të madhe është financuar nga mjetet e Fondit për pakica.