Dokumentet e Këshillit të Evropës për dialogun interkulturor: “LIBRI I BARDH” PËR MODELIN E RI TË SHOQËRISË

Interkulturalizmi nënkupton pranimin e stileve të jetës së individëve dhe shoqërive, respektimin e vlerave, si dhe njohjen dhe ndërveprimin e ndërsjellët të kulturave të ndryshme në një shoqëri. Ka të bëjë me aftësinë që të përjetohet e ndryshmja kulturore, ku përfshihet edhe interesimi, të hapurit, kurioziteti dhe empatia ndaj njerëzve të kulturave të tjera, si dhe i mundëson njerëzve që të arrijnë ndërveprimin cilësor gjatë kontaktit me personat të kulturave të ndryshme.

Prandaj institucionet evropiane i kushtojnë vëmendje të veçantë promovimit të fuqishëm të interkulturalizmi. Këshilli i Evropës me 7 maj të vitit 2008 miratoi “Librin e bardhë të dialogut interkulturor” me sloganin “Të jetojmë së bashku si të barabartë në dinjitet”.

Në arsyetimin e këtij vendimi u tha se kjo është përgjigja ndaj “sfidave të ndryshueshmërisë të cilat janë të rrënjosura në historinë e kontinentit”. Sepse, e ardhmja e Evropës varet nga mënyra se si do t’i menaxhojmë diferencat kulturore dhe “Libri i bardhë” qartë e bënë me dije se interkulturalizmi është model shoqëror i cili duhet të nxitet me politikat publike dhe dedikimin shoqëror.

Libri i bardh

Interkulturalizmi bazohet në idenë e dinjitetit njerëzor, njerëzisë dhe kujdesit ndaj jetës të të gjithëve. Mjeti i cili shpien deri tek synimi i dëshiruar është dialogu interkulturor. Në “Librin e bardh” në veçanti flitet për dobësitë e modeleve të deritashme për menaxhimin e diferencave të cilët bazoheshin në “politikat e multikulturalizmit”, e të cilat janë të pafuqishme që t’i kundërvihen efektshëm natyrës segreguese të grupeve etno-kulturore dhe tregon se rruga drejt shoqërisë përfshirëse kalon nëpër interkulturalizmin.

Përmbushja e parimeve të tolerancës dhe jodiskriminimit nënkupton se “traditat kulturore, pavarësisht a janë tradita të pakicës apo të shumicës, nuk duhet të shkelin parimet dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe as instrumentet tjerë të Këshillit të Evropës e që kanë të bëjnë me të drejtat qytetare, politike, sociale, ekonomike dhe kulturore”.

Baza mbi të cilën zbatohen  këto parime është barazia qytetare, gjegjësisht bindja se sfida e jetës së përbashkët në shoqëritë e ndryshme mund të tejkalohet vetëm nëse jetojmë dinjitetshëm së bashku si individ të barabartë, e për ta arritur në praktikë dialogun interkulturor të hapur dhe të dinjitetshëm ai duhet të promovohet dhe zhvillohet në të gjithë sferat shoqërore: tek komshinjtë, në vendin e punës, përmes sistemit arsimor, ndër të rinjtë, në media, në art dhe jetën politike. Të gjitha këto me qëllim të integrimit dhe kohezionit social, kulturor dhe ekonomik të shoqërive të ndryshme kulturore.

Interkulturalnost

“Çdo aktor, pavarësisht a bëhet fjalë për organizatat joqeveritare, komunitetet fetare, partnerët social ose partitë politike, përfshihet në dialog, si dhe çdo individ. Ndërsa çdo nivel i pushtetit, nga ai vendor, rajonal dhe nacional, e deri tek ai ndërkombëtarë, është i kyçur në administrimin demokratik të diferencave kulturore”, theksohet në “Librin e bardh”.

Sidoqoftë, me këtë dokument Këshilli i Evropës e ka paraparë dialogun interkulturor si mbështetje për krijimin e modelit të ri evropian, shoqëror dhe kulturor, i cili do të mundësoi që të gjithë që jetojnë në shoqëritë e ndryshme kulturore barabar të realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre të njeriut.

Pas miratimit të “Librit të bardh për dialogun interkulturor”, Këshilli i Evropës inicioi disa programe të trajnimit të arsimtarëve, për mbrojtjen e pakicave dhe kohezionin social, duke përfshirë këtu edhe dialogun me komunitetet fetare dhe përfaqësuesit e bindjeve jo fetare.

Teksti është bërë në kuadër të projektit “Shfaqjet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë