Dollaku: PARTNERËT E MËPARSHËM HODHËN MJETIN SHPËRTHYES

DinamitMe hedhjen e mjetit shpërthyes dikush i dërgoi mesazh të fortë biznesmenit Mustafë Dollakut që llogaritë nuk janë spastruar deri në fund, shkruan Portali Vijesti.

Një ose më shumë persona të panjohur rreth mesnatës hodhën mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij familjare në qendër të Ulqinit.

Dollaku për këtë medium pohoi se dikush hodhi pajisjen shpërthyese në oborr të shtëpisë së tij, por nuk tha konkretisht kush mund ta ketë bërë këtë gjë.

Ai dyshon se bëhet fjalë për personat e lidhur me ndërtimin e objekteve të mëparshme në qytet. „Mendoj se bëhet fjalë për objektet që ndërtuam më herët. Gjegjësisht për personat të cilët me mua morën pjesë në këtë punë“, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi