Dollaku: RADIKALIZMI FETAR NUK KA HAPËSIRË KËTU

Xhamia e detareve, Dzamija pomoracaKryetari i Këshillit të Bashkësisë islame në Ulqin Gazmend Dollaku është i bindur se radikalizmi fetar, pavarësisht prej kujt vjen, nuk ka hapësirë në këtë mjedis, prandaj edhe grupimet që veprojnë jashtë sistemit të Bashkësisë islame në Mal të Zi nuk kanë rëndësi të veçantë.

Ai për “Pobjeda” tha se nuk është e papërfillshme shfaqja e çfarëdo radikalizmi ose ekstremizmi, por që me këtë duhet të merret ai i cili disponon me mekanizma të përshtatshëm.

“Bashkësia islame mund të marrë pjesë në këtë gjë si institucion kryesor fetar i myslimanëve në Mal të Zi, të jap dorën dhe mundësinë të gjithve që të kthehen nën ombrellën e saj, por nuk mund të merret me gjëra që janë kompetencë e institucioneve ose organeve tjera”, tha Dollaku duke theksuar se “çdo formë e radikalizmit fetar është në kundërshtim me komunitetin tonë dhe parimet e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…