Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë: Flisni shqip me Zotin”

Dom Simon Filipaj15-vjetë më parë ndërroi jetë Dom Simon Filipaj, pëkthyesit të Biblës në gjuhën shqipe dhe njëri prej viganëve të kulturës shqiptare.Me 2 shtator 2014, në Kishën Shëngjergj, të fshatit me të njëjtin emër në rrethin e Ulqinit, u shënuaky 15-vjetor i ndarjes së tij nga kjo jetë me zbulimin e përmendores kushtuar këtij vigani të madh të Kishës Katolike dhe të letrave shqipe. Sipas një raporti nga korrespondenti iZërit të Amerikës në Ulqin, Ali Salaj,në meshën pëkujtimore dhe në ceremoninë e zbulimit të përmendores, morën pjesë autoritete fetare dhe veprimtarë të artit e të kulturës nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Ndërtimi i shtatores së Dom Simon Filipaj u financua nga fondacioni i shqiptarëve të atyre trevave, por me banim në New York — me anëtarë të fesë katolike dhe myslimane – i cili mban emërin e tij dhe që quhet, “Fondacioni Dom Simon Filipaj”.Ky fondacion është i njohur në diasporë dhe ato anë, për ndihmën humanitare që ka dërguar, sidomos për ndihmën shëndetsore, arsimore dhe humanitare për të gjithë shqiptarët pa dallim të anës së Ulqinit.

Andaj nuk është për tu habitur që ky fondacion kishte ndërmarrë një iniciativë të tillë për ndërtimin e një monumenti kushtuar këtij burri të madh të botës shqiptare,duke përjetësuar kujtimin dhe kontributin tepër të çmueshëm të tij në lëmin e gjuhës shqipe — të kësaj gjuhe që konsiderohet si ndër tri më të vjetërat në botë, sipas një raporti të kohëve të fundit në gazetën amerikane Nju Jork Tajms – dhe për kontributin e dom Simonit në historinë dhe kulturën mijëra vjeçare të kombit shqiptar. Përmendorja e punuar nga skulptori shqiptar Kreshnik Gjika është vendosur në oborrin e Kishës Shën Gjergj, aty ku Dom Simon Filipaj kishte shërbyer për 30-vjetë si famullitar dhe ku kishte punuar me vite në përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe. Unë kam nderin të rrëfej për lexuesin se ashtu si shumë bashkohas të mi nga ana e Ulqinit, Kisha e Shën Gjergjit ishte kisha ku jam pagëzuar dhe ku në moshë tepër të re, kam marrë njohuritë e para fetare dhe atdhetare, para se të nisesha për në gjimnazin klasik në Kroaci, me rekomandimin, me ndihmën dhe me mbështetjen e fortë tëfamullitarit tim, Dom Simon Filipaj.

Me rastin e inaugurimit të shtatores së Dom Simon Flipiaj, famullitari i tanishëm i kishës Shën Gjergj, Dom Gabriel Grabanica i tha Zërit të Amerikës se me zbulimin e shtatores së Dom Simon Filipaj, Shën Gjergjit po i këthehet zëri dhe po i këthehet gëzimi, dhe shtoi se ky manifestim që u ndihmua nga shqiptarët e Amerikës, sipas tij, është një festë jo vetëm shqiptarët në Mal të Zi, por edhe për Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë. Ndërsa, përfaqsuesi i Fondacionit, “Dom Simon Filipaj” me qëndër të Nju Jork, Tomë Dedë Shkreli, që kishte shkuar atje për këtë qëllim,tha me këtë rast se ishte fondacioni ai që mori iniciativën për ndërtimin e një përmendorjeje të Dom Simonit, por kontribuesit për financimin e këtij projekti janë të gjithë shqiptarët e diasporës së Nju Jorkut pa dallim. Tomë Dedë Shkreli, i cili së bashku me Arkipeshkvin e Tivarit Zef Gashi, zbuloi përmëndoren, i tha Zërit të Amerikës se Dom Simon Filipaj, me veprën e tij, u ka lënë amanet të gjithë shqiptarëve që “të luten dhe të flasin shqip me Zotin”. Ndërsa Dom Nikë Gjini, një pasardhës i Dom Simonit Filipaj në atë famulli, e cilësoi përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe nga Dom Simoni, si një dhuratë të shqiptarëve për kulturën botërore.

Merita e përkthimit dhe e botimit të Biblës (Besëliddhjes së Re) nga Dom Simon Filipaj është vlerësuar jo vetëm nga autoritetet kishtare, por edhe nga studjues, letrarë dhe historianë. Dom Simon Filipaj e ndërmori këtë iniciativë më shumë se 30-vjetë më parë, në kulmin e luftës së ftohtë, kur përpjekjet e sanksionuara nga regjimet komuniste të kohës, si në ish Jugosllavinë komuniste, ashtu edhe në Shqipërinë enveriste kishin arritur kulmin për të shtrëmbëruar dhe përtë zhdukur nga faqja e dheut historinë fetare, letrare dhe politike të kombit shqiptar. Ishte një periudhë fatzezë padrejtësishë dhe mohimesh të kontributit të klerit katolik në historinë dhe kulturën e kombit shqiptar. Regjimi komunist i Enver Hoxhës, fillimisht i nxitur nga urdhërat e komunistëve jugosllavë, për të eliminuar klerin katolik shqiptar, ndërmori një fushatë të hatashme për zhdukjen fizikisht dhe moralisht të veprave të klerit katolik shqiptar, pa të cilat as nuk mund të merret me mend ruajtja e gjuhës dhe e kulturës shqiptare. Si të tilla, këto përpjekje ishin një dhunim dhe cenim i pafalshëm i së vërtetës historike ndër shqiptarët.Ndaj, siç shkruan edhe Prof. Dr. Ardian Marashi me rastin e Seminarit të mbajtur nga Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, më 2011, Dom Simon Filipaj punoi dhe veproi gjatë një periudhe shumë të vështirë vuajtjesh, ankthi dhe pasigurie për të.Prof. Marashi thotë se gjatë gjithë periudhës krijuese të Dom Simon Filipaj, Shqipëria gjëndej e izoluar nën diktaturën komuniste, ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe të Malit të Zi gjëndeshin përballë shtypjeve dhe përndjekjeve të egëra të regjimit komunist të Beogradit. Por megjithë këto kushte të vështira, pohon, Profesor Marashi, Dom Simon Filipaj, ashtu si edhe para-ardhësit e tij të shquar të cilët i cilëson si, “Heronjtë e Librit”, nuk u përkul, por arriti për here të parë në kulturën mijavjeëare të kombit shqiptar, ta sjellë të plotë në shqip fjalën e mirë të Librit të Shënjtë.(Për ata që duan të mësojnë më shumë për Dom Simon Filipaj dhe veprën e tij, dhe për kontributin ndaj kulturës dhe letërsisë shqiptare, libri ‘’Bibla Shqip dhe Filipaj’, (Botuar nga Enti Botues ‘’Gjergj Fishta’’, Lezhë) është një burim i shkëlqyeshëm studimesh, nga një numër i madh shkencëtarësh e studjuesish të feve të ndryshme nga të gjtiha trojet shqiptare, gjë që ve në dukje edhe ekumenizmin dhe ‘’shpirtin përbashkues’’ të Dom Simonit, njërit prej ‘’Heronjve të Librit’’, nga kontribues dhe studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Italia.)
Dom Simon Filipaj është njëri nga ata klerikë që fatbardhësisht i shpëtoi kësaj kulshedre të pa shpirt, të pa identitet kombëtar dhe të pa kulturë – për t’u radhitur me më të mëdhejtë klerikë të kombit dhe të kulturës shqiptare, përfshirë Dom Gjon Buzukun, imzot Pjetër Budin, imzot Frang Bardhin, imzot Pjetër Bogdanin, Konstandin Kristoforidhin, imzot Fan Noli, At Gjergj Fishtën, e shumë e shumë të tjerë. Përkëthimi i Biblës në gjuhën shqipe nga Dom Simon Filipaj, i pari në historinë 2000-vjeçare, është një përpjekje e jashtzakonshme megjithëse me shumë mund e travaje dhe nën rrethana jashtzakonsisht të vështira siç ka thënë edhe ai vet — për të lavëruar gjuhën shqipe dhe për të ruajtur si sytë e ballit gjuhën, virtytet dhe traditat autoktone tl kulturës dhe të identitetit të racës së lashtë mija vjeçare të kombit shqiptar.Nuk është për tu habitur atëherë, kur Dom Simon Filipaj, ua kushtonteveprën e tij madhështore, kujtimit të përherëshëm të Buzukut, të Matrengës, të Budit, të Bardhit, të Bogdanit dhe të mbarë klerit katolik shqiptar, që me dashuri të pa tregueshme ia kushtuan — Fjalës së Hyut dhe ngritjes së Kombit — dijen, pendën dhe jetën

Për tu nderuar dhe për tu ruajtur trashëgimia e Dom Simon Filipajt, përveç monumentit madhështor ndërtuar në oborrin e famullisë ku shërbeu për 30-vjetë dhe ku përkëtheu veprën e tij kolosale, intelektualë shqiptarë të dy feve të rrethit të Ulqinit, kanë themeluar më shumë se një dekadë më parë Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë, “Dom Simon Filipaj”, që ka për qëllim ruajtjen e trashëgimisë së kësaj figure të shquar të Kishës dhe kombit shqiptar. Ndërsa Fondacioni, “Dom Simon Filipaj” në Nju Jork e cila inicioi dhe e cila me ndihmën e bashkatdhetarve të zonës së Ulqinit, financoi ngritjen e shtatores së Dom Simonit në Shëngjergj, përjetësoi kujtimin e tij dhe mban gjallë kujtesën e Dom Simonit me vepra humanitare duke ndihmuar herë pas here familjet më të varfëra atje, por jo vetëm kaq. Është pra figura e Dom Simon Filipaj ajo që është nderuar dhe po nderohet jo vetëm nga shqiptarët nën Malin e Zi dhe nga diaspora shqiptare në Amerikë, por edhe nga Kisha Katolike e cila e ka nderuar atë me tituj të ndryshëm nderi për kontributin e tij, por Dom Simoni është dekoruar edhe me urdhërin “Naim Frashëri”, nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Alfred Moisiu.

E gjithë kjo veprimtari, tani dhe gjatë viteve përfshirë edhe ndërtimin e përmendores në Shëngjergj të Ulqinit, përveçse nderon Dom Simon Filipaj, ajo sipas vëllait të tij Dedë Ndoc Filipaj, i cili duke falënderuar Qëndrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë për organizimin e seminarit kushtuar veprës së vëllait të tij më 2010,është shprehur se të gjitha kujtime çojnë në vend edhe porosinë e madhe që na la Dom Simon Filipaj, ashtuqë fjala e Zotit të vrapojë, të shtjellohet e të sqarohet, të lexohet me atë dashuri me të cilën u përkëthye prej tij, gjithmonë në nder dhe bekim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. BOTA SOT – Frank Shkreli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…