Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) në Mal të Zi ka siguruar në kuadër të projektit “Adaptimi në ndryshimet klimatike në menaxhimin ndërkufitarë të rrezikut nga përmbytjet të Ballkanit perëndimor, zonës së rrjedhave të lumenjve Drini dhe Buna”, përveç të tjerëve, donacion edhe për Shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit në Ulqin, transmeton Antena M.
Siç thuhet, pajisjet të cilat janë dhuruar do të mundësojnë punën më të mirë dhe më efikase në terren në rast përmbytjesh të cilat në disa vitet e kaluara kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë rrezikuar numrin e madh të qytetarëve dhe pronën e tyre.
“Për punonjësit operativ do të organizohet trajnimi me pajisjet GPS, trajnimi i punës me bazat hapësinore të të dhënave të cilat kanë të bëjnë me përmbytjet në rajonet e rrezikuara, si dhe një sërë trajnimesh të përbashkëta dhe shkëmbime eksperiencash me shërbimet nga komunat fqinje, si dhe me Bashkinë e Shkodrës”, shtohet në kumtesë.