Donacion i Birrarisë “Trebjesa”: EKG APARATET PËR SHTËPINË E SHËNDETIT

Dom Zdravlja, Shtepia e ShëndetitShtëpia e Shëndetit në Ulqin fitoi në kuadër të donacionit të Birrarisë “Trebjesa” dy EKG aparate, me të cilët do të përmirësohet shërbimi diagnostik në këtë institucion shëndetësor.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Shëndetit, shefi i shërbimit teknik Marko Junkoviq, në mungesë të drejtorit Marnikoviq i cili është në pushim vjetor, përzemërsisht falënderoi përfaqësuesen e donatorit Natalija Miliq për donacionin e dhënë i cili është shumë i rëndësishëm për funksionimin e Shtëpisë së Shëndetit dhe i cili do të lehtësojë punën e teknikëve sepse bëhet fjalë për aparatet bashkëkohore të cilët ofrojnë qasje të lehtësuar të menaxhimit të tërë sistemit të inforcionit.

“Shtëpitë e Shëndetit, si institucione të mbrojtjes primare shëndetësore, janë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Prandaj në Birrarinë “Trebjesa” vendosem që të kontribuojmë në ofrimin më cilësor të mbrojtjes shëndetësore, përmes donimit të pajisjeve për të cilët shtëpitë e shëndetit kanë nevojë. Përveç donacioneve që këtë vit ia dërguam shtëpive të shëndetit në veri, jemi të sigurt që pajisjet e dhuruara në SHSH Ulqin do të jenë të rëndësishme për shfrytëzuesit e shërbimeve të këtij institucioni”, tha Natalija Miliq, menaxheri i komunikimeve korporative në Birrarinë “Trebjesa”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin