Emigrantët në SHBA, Dina dhe Ahmet Kurmemaj, kanë dhuruar sot një donacion prej 100 mijë dollarësh për diabetikët përmes fondacionit “Trojet tona“.
Bëhet fjalë për 73 persona kryesisht të rinj (29 nga Tivari, 23 nga Ulqini dhe 21 nga Plava dhe Rozhaja), pra 1300 dollarë për person.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, e vlerësoi lartë donacionin në fjalë.
Bëhet e ditur që së shpejti Kurmemajt do të dorëzojnë 150 mijë dollarë për Spitalin e Përgjithshëm në Tivar.