Shtëpia e Shëndetit në Ulqin nga e premtja do të jetë më e pajisur, ndërsa shumë sëmundje do të zbulohen në kohë.
Për herë të parë në Mal të Zi, në nivelin primar, qytetarët e Ulqinit dhe turistët do të kenë në dispozicionin tomografinë e kompjuterizuar (CT).
Në bazë të kontratës për donacion, familja e Allmir Abazoviqit i dhuroi këtij institucioni aparatin CT (skanerin) me vlerë 298,404.15 euro.
Këto mjete janë mbledhur gjatë shërimit të djalit të tyre, i cili, për fat të keq, ndërroi jetë në vitin 2019.