Përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Ulqin kanë fituar, mbas një sërë lëvdatash për sakrificën e treguar veçanërisht për luftën me zjarrin në Mal të bardh, edhe ndihmën e parë konkrete.
Emigranti nga Krytha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qamil Çapriqi, dha donacion me vlerë pesë mijë dollar këtij institucion.
Ai do të përdoret për blerjen e kostumeve mbrojtëse për zjarrfikësit ose ndonjë pajisjeje tjetër e cila është e nevojshme për këtë Shërbim.