Kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate në Ulqin Selim Resulbegoviq ka dhënë dorëheqje në funksionin e këshilltarit.
Sipas renditjes në listën zgjedhore të PDS-së Resulbegoviqin do ta zëvendësojë profesori Ardian Kasneci.
Pritet që për këtë zëvendësim të këshilltarëve nga radhët e socialdemokratëve Komisioni komunal zgjedhor të jap mendim pozitiv.
PSD-ja në Kuvendin lokal ka dy këshilltar. Shef i klubit është Skender Elezagiq.