Dorëheqja: PAL DRESHAJ NUK ËSHTË MË NËNKRYETAR I KKSH-SË

PalNënkryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Pal Drejshaj dha dorëheqje në këtë funksion.

Ai në deklaratë për Portalin Ul-info tha se në këtë mënyrë ka shpreh pakënaqësinë me mënyrën dhe metodologjinë e punës së këtij institucion. “Nuk dua të jem pjesë e kusureve politike”, tha Dreshaj.

Ai shtoi se KKSH para shtatë muajve duhej të zgjidhte Këshillin programues të përjavshmes në gjuhën shqipe “Koha javore”. “Edhe kjo është bërë në kundërshtim me konkursin të cilin vet e kemi shpallur”, theksoi Dreshaj dhe tha se më shumë të dhëna për arsyet e dorëheqjes së tij nga funksioni i nënkryetarit të KKSH-së do ti thotë nesër në konferencë për shtyp të cilën do ta mbajë në Tuz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi