Në rivierën e Ulqinit këtë sezon në nëntë plazhe do të valëvitet flamuri i kaltër, njoftuan të hënën nga Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare.
Bëhet fjalë për këto plazhe: “Toni grill”, “Miami”, “Evropa beach”, “Mojito”, “Pearl beach”, “MCM beach”, “White beach”, “Cabo beach” dhe “Copacabana”.
Plazhet në fazën Pilot të programit për vitin 2020 janë: “As Saranda”, “Havana” dhe “Hills” në Plazhin e Madh, si dhe “Aquarius” në Pyllin e Pishave.