Dr Agron Ibrahimi: SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT E EKONOMISË SË MALIT TË ZI NË VITIN 2022

Nga ndikimi i fortë i pandemisë së virusit COVID-19 në ekonominë malazeze gjatë vitit 2020, në kushtet e varësisë së lartë që ky vend ka nga industria e turizmit, mbyllja e kufijve shtetërorë gjatë sezonit turistik veror, rezultoi në një rënie reale të PBB-së prej 15.2%, duke arritur një deficit të financave publike prej 11.1% dhe u rritë borxhi publik tashmë më i lartë në historinë e këtij vendi në nivelin 104.2%. Niveli i krizës ekonomike në jetën e qytetarëve dhe varësia nga një degë ekonomike për tu zhvilluar, kërkon ndryshimin e masave të rregullimit fiskal në nivel shtetëror për të siguruar konsolidimin e financave publike dhe për të mbështetur rritjen e shpejtuar ekonomike.

Viti 2021 është një vit me entuziazem të madh për ekonominë e Malit të Zi. Ekonomia po rimëkëmbet më shpejt se sa pritej. Sipas Raportit ekonomik të Bankës Botërore për vitin 2021 për Malin e Zi, vlerësohet se PBB-ja do të rritet me 10.8% në 2021, më shumë se sa pritej më parë, si rezultat i një rikuperimi më të shpejtë në industrinë e turizmit — për momentin supozohet se të ardhurat nga turizmi do të rriten në 75% të nivelit të tyre të vitit 2019. Viti 2019 merret si bazë për arsye se ishte viti i fundit para fillimit të pandemisë së virusit COVID-19 dhe si viti me të ardhura më të larta nga industria e turizmit që nga kohet kur Mali i Zi ishte pjesë e Shtetit Jugosllav. Ky parashikim i rritjes së PBB-së do të nxisë eksportet, të cilat pritet të çojnë në një rimëkëmbje ekonomike në vitin 2021.

Një faktorë negativ makroekonomik është rritja e nivelit të papunësisë. Pavarësisht uljes së punësimit, industria e turizmit dhe kreditimi i familjeve pritet të nxisin rritjen e konsumit privat. Megjithatë, shpenzimet qeveritare vlerësohet të bien ndërsa në të njëjtën kohë investimet pritet të rriten lehtësisht për shkak të vonesave të investimeve në projekte publike, ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe çmimeve më të larta të materialeve.

Parashikimet të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) janë edhe më entuziaste. Sipas parashikimeve të BERZH-it ekonomia malazeze në vitin 2021 do të rritet me 12,3%.

Treguesit e frekuencës së lartë tregojnë për rimëkëmbje, por tregojnë edhe plagët që pandemia ka shkaktuar në ekonomi. Në shtatë muajt e parë të vitit 2021, numri i netëqëndrimeve në akomodimet kolektive turistike ishte 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, por sezoni i pikut filloi në korrik, kur fjetjet arritën në 90% të fjetjeve në 2019. Të dhënat nga Organizatat kombëtare të turizmit tregojnë një kërkesë po aq të fortë turistike në gusht (korrik dhe gusht zakonisht përbëjnë pothuajse gjysmën e numrit të qëndrimeve në vit). Tregtia me pakicë u forcua me 6% në gjysmën e parë të 2021. Në të njëjtën periudhë, një rritje prej 10% e prodhimit industrial u ndikua kryesisht nga prodhimi i energjisë elektrike, ndërkohë që ndërtimi ishte në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Rimëkëmbja ende nuk ka filluar në tregun e punës. Që nga fillimi i pandemisë, të dhënat administrative tregojnë një rënie të vazhdueshme të punësimit, e cila arriti një rekord të ulët prej 149.371 vende pune të raportuara në qershor (krahasuar me 178.178 në qershor 2020 dhe 213.488 në qershor 2019). Humbje të vendeve të punës u regjistruan në të gjithë sektorët, por më së shumti pësuan tregtia, ndërtimi dhe turizmi, megjithëse numri i vendeve të punës në turizëm pritet të rikuperohet pjesërisht për shkak të aktivitetit të intensifikuar turistik. Numri i të papunëve të regjistruar u rrit nga 41.890 në qershor 2020 në 55.703 në qershor 2021, nga të cilët mbi 60% e të papunëve të regjistruar rishtazi ishin gra. Gjatë periudhes së mbylljes së afarizmit në sektoret e turizmit, gastronomisë dhe një pjese të ndërtimtarisë, Qeveria vazhdoi të paguajë subvencionet e pagave dhe përfitimet e njëhershme, duke përfshirë stimujt për zyrtarizimin e punësimeve të reja nga ndërmarrjet.

Pavarësisht rimëkëmbjes së turizmit,gjatë vitit 2021, papunësia mbetet e lartë. Buxheti i shtetit në fund të vitit 2020 pothuajse filloj të tregoj shenjat e dobësimit dhe pamundësisë së pagesave të të gjitha borxheve të arritura për pagesë. Si rezultat i kësaj Qeveria e sapoformuar bënë emetimin mëtë madh të eurobonove në dhjetor të vitit 2020 në vleren prej 750 milionë Euro. Me këtë veprim mundësohet komsolidimi i financave publike dhe sigurohet që viti 2021 buxheti shtetërorë të jetë likuid pavarësisht se si do të ecin rrjellat e krizës ekonmomike të shkaktuara nga pandemia e virusitë COVID-19.Gjatë vitit 2021 buxheti shtetëror shënon ulje e deficitit fiskal. Menaxhimi i kujdesshëm fiskal si dhe menaxhimi i borxhit mbeten vendimtare për shkak të pasigurisë që kërcënon ekonominë vendore. Dihet që Mali i Zi si valut zyrtare ka paranë Euro, me çka banka e saj qendrore është e privuar nga udhëheqja e politikës monetare. Në shtatë muajt e parë të 2021, të ardhurat e qeverisë qendrore u rritën me 11.3%, kryesisht për shkak të mbledhjes më të lartë të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe të ardhurave jotatimore (përfshirë dividentët nga ndërmarrjet shtetërore). Ligji për fiskalizimin elektronik hyri në fuqi në qershor të vitit 2021 dhe pritet të ndihmojë më tej mbledhjen e TVSH-së. Shpenzimet qeveritare janë ulur me 4.5%, kryesisht për shkak të uljes së shpenzimeve kapitale (për shkak të vonesave në miratimin e buxhetit), por edhe shpenzimeve më të ulëta për mallra dhe shërbime. Deri në korrik, qeveria vazhdoi të mbështesë sektorin privat dhe familjet përmes subvencionimit të pagave dhe mbështetjes së njëhershme. Për të mbështetur më tej rimëkëmbjen, qeveria ka dhënë edhe 40 milionë Euro kredi të subvencionuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që do të jepen nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Pas arritjes së një piku prej 105% të PBB-së në vitin 2020, borxhi publik pritet të bjerë në 88% në vitin 2021.

Sufiçiti buxhetor në qershor-tetor ndihmuan në akumulimin e depozitave të qeverisë, të cilat pritet të mbulojnë nevojat e mbetura financiare për vitin 2021. Kur filloi shlyerjen e kredive për ndërtimin e seksionit të parë të autostradës Bar-Boljari, qeveria uli rrezikun fiskal duke nënshkruar një marrëveshje mbrojtësevalutore  me fondet hedging për huat e marra nga banka shetërore kineze në dollar amerikan që synonte mbrojtjen nga rreziku i kursit të këmbimit.

Përparimet në vaksinimin, protokollet shëndetësore dhe kufijtë e hapur kanë ndihmuar në nxitjen e turizmit në vitin 2021.

Sipas raportit të fundit të BERZH-it për perspektivat ekonomike rajonale, Mali i Zi në vitin 2022 pritet të ketë një rritje reale ekonomike prej 5.7%. Banka Botërore parashikon rritjen reale ekonomisë për Malin e Zi në 5.22% në vitin 2022 dhe 4.8% në 2023. Gjithashtu për dy vitet e ardhshme rritja e konsumit, e investimeve dhe e eksporteve neto pritet të jetë mesatarisht përkatësisht 2.75%, 0.65% dhe 2%. Inflacioni i planifikuar sipas projeksionit të Bankës Botërore në vitin 2022 do të jetë 1.6%, ndërsa në vitin 2023 1.2%.

Parlamenti i Malit të Zi në dhjetor të vitit 2021 së bashku me buxhetin shtetërorë ka aprovuar edhe planin qeveritarë të ashtuquajtur “Europa tani!”. Synimet kryesore të këtij plani qeveritarë janë: rritja e standardit jetësor të qytetarëve, rritja e punësimit, reduktimi i “ekonomisë informale” në tregun e punës, përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe investimeve. Tërësia e masave të propozuara, kryesisht në fushën e politikës tatimore, është:

– Rritja e pagës minimale;

– zvogëlimi i kostove për punëdhënësit përmes barrës më të ulët tatimore mbi punën;

– futja e taksimit progresiv si një model më efikas i taksimit.

Paga mesatare në Mal të Zi nga viti 2022 do të jetë 700.00 Euro, ndërsa paga minimale do të rritet nga 220.00 Euro në 450.00 Euro. Kjo shënon edhe pagen mesatare më të lartë në rajonin e Ballkanit Përendimor, duke tejkaluar edhe shtetin e Bugarisë si vend i Bashkimit Europian.

Nëse marrim në konsideratë të dhënat administrative të Entit të Statistikave, pesha e punonjësve që marrin pagën minimale në numrin total të punonjësve është rreth 24%. Kjo ngritje e pagesë minimale do të nxisë konsumin, si dhe duke u përcjellur nga parashikimet e vazhdueshme të rritjes së qëndrueshme në industrinë e turizmit do të jetë lokomotivë e zhvillimit të shpejtuar ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari
Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë më vonë disa

Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN
Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN

Veç edhe 3 dite 499 euro Ti merr gjithëçka brenda dhome. +382 69 154 180 Hotel Mediteran – Ulqin 

Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION
Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION

Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financanë Komunën e Ulqinit Arian Murati deklaroi se “vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave buxhetore”. “Xhirollogaria e komunës

Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE

    Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide