Dr Ardijan Dajti: DY FJALË PËR LIBRIN E DR KARAMANAGËS

Gani KaramanagaDy fjalë për librin e dr.Karamanagës

“Udhëtimi i një  mjeku”

Dr  Ardijan Dajti,kirurg në Shkodër

Në fakt,ndonse  mësuar me auditorin duke trajtuar probleme  të shëndetësisë, është herë e parë që jap mendim rreth një libri.Duke mos qenë specialist i fushës kërkoj ndjesë në se niveli i diskutimit nuk është ne lartësinë e duhur.

Megjithate e ndjej për detyrë ti them 2-3 mendime per librin e kolegut, mikut të mirë dhe punëtorit të palodhur doktor Ganit aq më tepër që rastësia më bëri që të jem bashkëudhetar i tij në një pjese te aktivitetit te tij te përshkruar në libër.”Rastësia është formë e domosdoshmërisë” thuhet ne tekstet e filosofisë. Pra koha kishte ardhur që në shtetin fqinje,në një qytet ku pjesa dërmuese e popullsisë ishin shqiptarë,pas shumë perpjekjesh e mundimesh për të drejta të barabarta,për emra shkollash e tabela institucionesh me ne fund edhe gjuha shqipe te zinte vendin e vet.Dhe rastësia bëri që unë të jem ndërlidhesi për një aktivitet modest shkencor mjeksor,ku për herë te parë gjuha shqipe ishte primare.

Së pari: do te flisja per kujtimet qe na lidhin me keto aktivitete që paraqiten në libër.Personalisht vij nga nje familje(nga nëna) me prejardhje ulqinake(Beqiraga)  Nga femijeria kujtoj vetëm tregimet e dajallarëve se si njëri prej tyre ka përjetuar ditën e fundit te kufirit te hapur(1947-8).Një pyetje ne kufi e një fëmijë rreth 10 vjecar të pashoqëruar me prind ka bëre që një “po do kthehem” te linte kendej kufirit pergjithmonë.Vizitat të familjet ulqinake tek nënja e Fadil Krymit,Nexhi e Daut Becit,Muradija etj më kishin krijuar per Ulqinin një imazh sa të afert (prejardhja) aq edhe të largët për ta parë ndonjëherë.

Një natë bie telefoni dhe është i ndjeri Eqërem Krymi që më paraqet kërkesën për të bashkëpunuar me dr.Ganin,me lidhje fisnore,për një aktivitet të përbashkët shkencor me mjekët e Ulqinit.Natyrisht që pergjigja ishte positive dhe kontaktuam direct me doktorin.Ramë dakord që te përfaqësoheshim me 5 vetë dhe te mbanim nga një referat.Aktiviteti u mbajt ne Dhjetor 1999 dhe përshkruhet  ne liber.E rëndesishme ishte se ketu u njohem dhe vendosem bazen e një miqesië e bashkepunimi me kolegët si Dobreci,Kahramanaga,LlollaR.Llolla S,Mara,Zygjeli etj.Nuk do te harrohet ky aktivitet edhe per faktin se ishte hera e pare që flitej primarisht shqip.Sigurisht që kjo nuk kaloi pa reagimin e kolegëve malazeze(te cilët e braktisën séance e pasdrekes) por sidoqofte që nuk ja zbehu vlerën aktivitetit.Kjo u pa edhe ne darken festive me pjesmarrje te gjërë.Gjatë bisedave ramë dakord qe aktivitete të till ate bëhen rregullisht.Në aktivitetin e realizuar pas nje viti ne Shkodër pjesmarrja me mjekë shqiptarë dhe malazias ishte më e madhe.Kujtoj shprehjen e dr.Ganit:”kemi bërë një gabim herën e parë që e kufizuam numrin.Tash e mbrapa do vini e do vijme sa te kemi dëshirë pa kufizim”Dhe me të vërtetë ne vitet më pas pjesmarrja u zgjerua me mjek nga Podgorica,Novi Sadi,Ulqini,Tivari,Tirana Shkodra.Fakt ky qe ne shkencë,art kulturë nuk njihen kufi.

Së dyti:Nga libri vleresoj përpjekjet  e autorit për të bërë shkencë në planin individual apo organizuar veprimtari shkencore.Ju kujtoj se flitet per Ulqinin,një qytet të vogël që nuk ka spital por shtëpi shëndeti.Por perpjekjet individuale dhe te kolektivit të mjekve për rritje të cilësisë së shërbimeve nuk reshten kurre.Në fund te fundit shkenca nuk është monopol vetë i qendrave te mëdha ose profesoreve në fakultete.Si pjesë e shkencës së aplikuar mjeksia gjen vend në çdo cep ku ka njerëz dhe i shërbehet atyre.Shërbimi shëndetesor në një cep sado të largët është pjesë e atij mozaiku që quhet sistem shëndetësor.

Që në fillim të librit të bie në sy përpjekja e autorit për të studiuar mirë, për të organizuar shërbimin në Katërkolle,perpjekjet për vaksinimin e popullatës etj. Në kohën që filluam këte bashkepunim mbaj në mend perpjekjet e mëdha për të organizuar shërbimin e obstertrikës në shtëpinë e shëndetit.Në atë kohë per çdo lindje gratë e Ulqinit duhet të shkonin në Tivar.Pas shumë përpjekjesh te dr.Ganit kjo u bë realitet.Por pati edhe ndihme reciproke si ne rastin e futjes se Litotripsisë extracorporale ne Shkodër.Mjek dhe infermierë nga Ulqini drejtojnë për ndihmë me te kualifikuar drejt spitalit tonë pacientë në nevojë.

Se treti: libri i dr.Ganit është nje libër autobiografik.Ai përshkruan me hollësi emra vendesh gjeografike,personazhesh politike,familjare,shoqërore etj.Nga këtu kuptoj që veç dëshirës dhe trillit për të shkruar,ai duhet të ketë mbajtur ditar.Një kulturë që për mendimin tim tek ne mungon.Në se lexon librin “Udhëtimi i një mjeku”  të krijohet përshtypja se sejcili prej nesh mund të jetë dr.Gani.Ai i rreshton ne mënyrë kronologjike ngjarjet duke mbajtur edhe qëndrim ose flet me mirënjohje për personazhet që kanë shoqëruar në aktivitetin e tij duke treguar respekt dhe mirënjohje për to.Po të isha në rolin e autorit të librit në pjesën e “farmacistit” unë do të perfytyroja Kolë Lisnen ate burrë fisnik,të qetë dhe të urtë që besoj askush apo pak kush ka dëgjuar në ketë salle për te.

Po kështu duke folur per infermierët e vjetër qe e kanë shoqëruar në rrugën e tij, unë do të përfytyroja Lucije Ndojen,Jakup Dajbabin,Xhemal Ulqinakun etj kujtimi për të cilët sa vjen e po zbehet.Kështu që dr Gani na jep një shembull të mirë se si te shkruhet dhe të mbahet gjallë kujtimi dhe respekti per ato te cilët vunë themelet e kujdesit shëndetesor ne Shkodër.

Falenderoj dr Gani Karamanagën për librin që na prezanton,për punën e bërë dhe i uroj shëndet të plote. Atij personalisht dhe familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…