Dr. Burbuqe Shurdha: FJALIM RASTI NË PËRURIMIN E„MJEKËVE SHQIPTARË NGA MALI I ZI“

I nderuar Kryetar i Keshillit Kombetar te Shqiptareve ne Mal te Zi

z. Faik Nika

I nderuar Kryetar i shoqates Bashkimi i Krijuesve Shqiptar ne Mal te Zi

dr Gani Karamanaga

Të nderuar  mysafirë,

Më lejoni qe me një fjale rasti të ju drejtohem sot ne promovimin e kesaj monografie – leksiku qe mban titullin „Mjeket shiptare nga Mali i Zi „

Kjo nisme qe beri te mundur nje mbamendje tone kolektive per mjeket,stomatologet dhe farmacistet shqiptare qe kane lindur dhe jetojne ne Mal te Zi,pastaj ne vendet tjera ne Kosove,Shqiperi  si dhe diaspore,eshte padyshim nje nisme e nje rendesie te veçante.

Falenderime te sinqerta e mirenjohje te thella shkojne ne radhe te pare per autorin e librit dr Gani Karamanagen,per Keshillin Kombetar te Shqiptareve ne Mal te Zi,por edhe per gjithe kontribuesit e tjere qe kane bere te mundur qe kjo nisme te shof driten.

Kjo monografi nxjerr ne pah faktin se populli shqiptar ne Mal te Zi ka dhene shume personalitete te shquara si ne boten e mjekesise ashtu edhe ne fusha te tjera shoqerore.

Kjo monografi eshte me vlere te veçante sepse i reziston harreses se figurave te njohura ne fushen e mjekesise si dhe kontributit te tyre te jashtezakonshem human ne Mal te Zi dhe gjithandej trojeve shqiptare dhe me gjere.

Eshte kjo nje monografi e plote, e cila jep nje pasqyre komplete per kontributin e figurave te shquara mjekesore ne fushen e mjekesise duke u bere nje fanar,nje nxitje a stimulim per brezat e ardhshem,per rendesine e arsimimit te vazhdueshem si kusht themelor per emancipimin kombetar.

Poashtu do doja te theksoja se ky leksik-monografi qe do e quaja mbamendje kolektive eshte nje perkujtim,homazh,nderim e vleresim per ata te cilet nuk jane me,por te cilet me vepren e tyre kane lene gjurme ne historine e mjekesise shqiptare dhe avancimin e shendetesise sone duke dhene kontributin e tyre ne perparimin e saje ne Mal te Zi dhe gjithandej ku jetojne shqiptaret.

Duke vlersuar dhe respektuar ne veçanti nismen dhe punen e madhe te perkushtuar ne perpilimin dhe botimin e kesaj monografie ne nuk mund te mos shpresojme se ne nje te ardhme te afert do te perurojme edhe nje tjeter monografi me te gjere dhe me gjithperfshirese,e cila mund te pergezohej’Intelegjencia shqiptare e Malit te Zi.‘ Nuk kemi asnje dyshim se Keshilli Kombetar Shqipetar ne Mal te Zi di te stimuloj dhe di te mbeshtes punimin e saje.Ajo monografi e se ardhmes do te pasqyroj ne menyre te plote te gjithe intelegjencen shqiptare te Malit te Zi,punen,veprat dhe aktivitetin e kontributin e saj te jashtezakonshem nder vite ne fusha te ndryshme,ne sherbim te zhvillimit dhe emancipimit te kombit si pjese e pandashme e trungut kombetar shqiptar si dhe ne sherbim te kombit,idenitetit kombetar dhe zhvillimit te gjithmbarshem te popullit tone.

Dhe ne fund si pjestare e ketij komuniteti, do te doja te apeloja per nje mobilizim te gjithmbarshem te mjekeve shqiptare te Malit te Zi qe jetojne dhe veprojne ne Shqiperi,Kosove dhe diaspore qe ne vazhdimsi te ofrojne kontributin e tyre per avansimin e shendetesise ne trojet e banuara me shqiptare ne Mal te Zi.

Ne veçanti do te fokusohesha tek gjeneratat e reja te mjekeve,nje shumesi ekspertesh,te ngritur e te shkolluar,profesioniste te dalluar qe kane zgjedhur te jetojne e te veprojne ne atdheun e tyre,megjithe rrethanat e renda atje,zhvillimin e ulet ekonomik,poziten e pafavorshme te popullit shqiptar dhe diskriminimin e tij te thelle deri vone atje,do te kontribuojne kesisoji ne shoqeri ne menyre te jashtezakonshme per emancipimin e Kombit shqiptar ne Mal te Zi.

Duke e rritur perqendrimin e trurit kombetar ,duke perfshire te gjithe spektrin e fushave e lemive te ndryshme profesionale e shkencore,vetem ne kete menyre do te krijohej berthama e fuqishme intelektuale atje,e cila do te çonte perpara proceset,duke nxitur zhvillimin,avancimin e perparimin e qenjes sone kombetare dhe duke ndihmuar avancimin e pozites sone kombetare ne Mal te Zi ,te drejtave individuale dhe kolektive te shqiptareve dhe vete qenien tone kombetare.

Prishtinë, më 24.maj 2022

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE
Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE

U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur. Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri

Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA
Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit

Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË
Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË

Studentët e vitit të pestë dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës, qëndruan këtë fundjavë në Ulqin. Arsyeja e vizitës ishte detyra e tyre

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli,

A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR
A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR

U.d.drejtoresha e Qendrës për kulturë Adriana Hoxha deklaroi se për shkak të shiut që ka rënë ditët e fundit, ndërtesa e këti institucioni ka pësuar vërshim të ujit në hapësirat e punës. “Gjendja më e