Gjatë studimeve në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin e II dëgjonim lëndën FIZIOLOGJIA . Libri ishte i përgatitur nga grupi i autorëve nga SHBA në krye me profesorin e njohur botëror Gayton. Menjëherë, pas titullit autori shkruante kujt ia ka dedikuar këtë libër madhështor. Në fund ai e thekson se ja dedikon familjes së tij, për të cilën është e vlefshme të bëjë çdo gjë.
Më 2. dhjetor 2015 ishim prezent në inaugurimit e rrugës me emrin e të ndierit prof. Fiqri HASANAGA. Po atë mbrëmje në pallatin e Qendrës kulturore u organizua akademia me një program të gjithanshëm, duke ja përkushtuar të përmendurit Fiqri Hasanagës.
Ajo çka më mbeti si një gjë e madhe, ishte përkrahja, përkushtimi i krejt familjes së vjetër ulqinake HASANAGA.
Familija Hasanaga, në këtë manifestim tregoi si respektohet një anëtar i familjes, si duhet të mbahen njëri me tjetrin, tregoi një bashkësi, një dashuri të jashtëzakonshme. Vepruan si një, duke pritur shokët e miqtë e të ndierit Fiqri Hasanagës.
E nderuara Familija Hasanaga, ju lumtë! E treguat si duhet me qenë lidhja fisnore.