Gani ende nuk i ka mbushur shtatë vjetë.Një ditë u nis prej shtëpie. Nuk i tregoi askuj se ku po shkon. Komshitë Shyqyrija, Kimetja dhe Zhelko e vrejtën se ishte në rrugë. Pas një kohe prindërit e tij Zuhra dhe Miniri e vërtetuan se Gani nuk ishte në shtëpi.
Filluan për ta kërkue. Babai Miniri shkoi me motor deri në rrugën e sipërme në Meteriz. Edhe komshitë u angazhuan për ta gjetur.
Pas gjysëm ore Miniri e gjeti në fund të rrugës te Xhamia e pashës. Gani ishte ndaluar në kënd të rrugës dhe nuk dinte kejt me vazhdue.
Të gjithë u gëzuam si e gjetën djalin e vogël.
Kaluan tri ditë…
Gani vazhdoi rrugëtimin e tij. Kur e pa komshiu Zhelko se Gani u nis rrugës e cila shkon deri te Kisha ortodokse tha: “Ode ovaj opet (shkoji ky prap)”.
Por, kësaj here e përcillte babai Miniri me motor… Gani vazhdoi për të ecur deri te rruga kryesore.
Zuhra, nana e Ganit, na morri në telefon: “Gani isht nisur vet, don me shkue te gjyshja-nëndaja (nana e Zuhrës). Dan me e mësue rrugën vet…”
Gani mbrriti deri te gjyshja-nëndaja Lirija.
Pak më vonë, kur e kthyen në shtëpi Gani thiri vet në telefon: “Kam shkue vet deri te dadi ( Lirija, nëndaja)”.
Gani i vogël është këmbëngulës, guximtar, trim…