Dr. G.Karamanaga – In memoriam: Adnan A. Nimanbegu (1962-2019) – Ardhja e lamtumirës

Adnani (2)Më 24 tetor në Njujork ndërroj jetë Adnan  A.Nimanbegu.

I lindur në Ulqin, fëmijërin e kaloj në vendlindje, duke luajtur në Kalanë e lashtë të Ulqinit. Shkollën e mesme për infermieri e përfundoji në Gjakovë.

Dy vjet punoi në Shtëpinë e shëndetit të Ulqinit. U tregua punëtorë i mirë, i kujdesshëm dhe i përkushtuar ndaj të sëmurëve.

Por, e tërhoqi Amerika dhe kështu u martua dhe shkoi në mërgim.

Punoi më tepër se 30 vjet. Ka ardhur çdo vjet në Ulqin, për tu la në det, shoqërua me shokët e fëmijërisë..

Në vitin 2009 isha me bashkëshorten në Amerikë. Kjo ishte vizita lidhur me bashkëpunimin e Shërbimit Shëndetësor në Mal të Zi me Jacobi  Hosptal  Center Broonks, si edhe Columbia Universitetin.

Bartësi i këtij projekti ishte Profesor Alan Ross.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork kujdes të veçantë ndaj neve treguan bashkëvendësit: Fatmir Nimanbegu, Cano Duli dhe Adnan Nimanbegu.

Mbas vizitës të Metropolitan Muzeut, na takoi Adnani dhe ishim një natë mysafirët e familjes së tij në St. Ajlend.

Për respekt, atë mbrëmje erdhën edhe shokët e mi nga shkolla fillore: Meto Fici dhe Qamil Lula.

Ishte mbrëmje kujtese, nostalgjie.

Para disa muajve, në Ulqin u hap lajmi për sëmundjen e Adnanit.

Në  këtë verë ai erdhi për ta vizituar vendlindjen dhe prindërit e moshuar (babai 89, nëna 85 vjet).

Në pyetje si është gjendja e djalit, nëna M., tha:

– Nuk e di, e kanë ba operacion…

Ishte kjo ardhja e Adnanit për ti thënë lamtumirë vendlindjes, prindërve, të afërmve, shokëve , Kalasë së Ulqinit…

Pas kthimit në Njujork gjendja shëndetësore e Adnanit u keqësua.

Sot , duke e vajtue djalin nëna e tij thoshte:“ Nuk kam mujtur as me ia lëmue ftyrën..”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas