Dr.G.Karamanaga: In memoriam – Fejzi Ismajlaga – “Fejzoja i hallës”

Fejzi IsmajlagaKëto ditë në Çikago (SHBA) ndërroi jetë Fejzi Hamid Ismajlaga. Në vitin 1969 ilegalisht u largua nga vendlindja së bashku me Mehmet Fazlibegun dhe Bahri Hysën. Pas tre muajve në logorin e Italisë në Brindisi mbërriti në Amerikë, Çikago. Aty punoj, jetoj, por asnjëherë nuk ka ardhur në vendlindje.

Isha në Kollomzë te Hidajet Kapllanbegu.

Aty ishte edhe moleri Sabri Kasmi. Ai më pyeti:

– Çka e ke Fejzi Ismajlagën?

– Djalë halle, nëna e tij dhe baba im, vëlla e motër – iu përgjigja.

– Kur ka ikur prej Ulqinit, m’i ka falur një palë shkalla për punë. Unë kam qenë atëherë nxënësi i tij. Ka qenë mjeshtër dhe shok i mirë, e di se nuk ka ardhur asnjëherë në Ulqin. Kam dëgjuar se ka ardhur një herë deri në Itali.

Para 20 vjetëve isha duke pritur trenin në stacionin e hekurudhës në Beograd. M’u ofrua një ulqinak. Ai vinte prej Çikagos dhe vazhdonte për Ulqin. Biseduam për Fejziun të cilin e njihte mirë. Edhe ky më tha se Fejzia ka ardhur deri në Itali, por në Ulqin asnjëherë, pas largimit të tij nga Ulqini, në vitin 1969.

Ky ishte vazhdimi im në këtë bisedë.

Fejzi Hamid Ismajlaga (1940) është djali i gjashtë i Hamid dhe Hajlije Ismajlagës. Gjithmonë i qeshur, punëtor i mirë, i shoqërueshëm.

Prej Ulqinit largohet në vitin 1969, së bashku me disa të tjerë: Bahri Hysa, Mehmet Fazlibegu…

Në Bari (Itali) kanë qenë më së pari në kamp për refugjatë e mandej kanë shkuar për Amerikë.

Motrës time, Hyrijes, i kujtohet kur halla e niste t’ia çonte bukën Fejzos, kur punonte në rregullimin e hotelit “Jadran”.

Arsimtarja e gjuhës frënge, Dana Vujanoviq, e thirrte Fejzon me emrin “Fenzi” (ishte një emër nga një roman), por ai nuk përgjigjej asnjëherë në këtë emër.

Më kujtohet: në atë vit diplomova në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit dhefillova stazhin në Spitalin e Tivarit.

Në vjeshtë vdiq Hajlije Ismajlaga (halla ime), disa muaj pas largimit të Fejzisë nga Ulqini.

Fejzi Hamid Ismajlaga nuk u kthye asnjëherë në Ulqin. Por, ata që e kanë njohur në Kalanë e Ulqinit, nuk e harruan.

Në fund

Prej familjarëve tij dëgjova se dëshira e tij ishte që të varroset në vendlindje:

Më varrosni në vorrin e babës tim, Hamid Ismajlagës..”

Ishte dëshira e tij e fundit.

Kështu

Fejzi Hamid Ismajlaga

Do të kthehet në vendlindje pas 51 vjetëve..

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas