
Bedenat të cilët rrumbullakojnë Kalanë, janë në pjesën verore, jug-perëndimore dhe jugore të Kalasë. Disa vende nuk kanë bedena sepse është shkëmbi i cili mbron nga jashtë.
Ne fëmijët i atëhershëm, normalisht ata më të guximshmit, jena ulur nëpër bedenin mbi bahçen e Ilija Miliqit ose në atë sipër shkollës.
Në Bedenin te Pazari u Qytetit janë tri dritare nga deti.
Gjithashtu dhe ulëset prej gurit, ku pushojnë të gjithë gjeneratat.

Lulet bedençe rriten në bedenat dhe shkëmbinjtë e Kalasë.
Janë të verdha, me një aromë të pakët, por ka edhe si lule vjollce ose lule sheboje, me aromë të këndshme. Janë lule njëvjeçare. Dalin vetvetiu. Lulëzojnë në muajin … dhe zgjasin … Askush nuk i mbjell, askush nuk i ujit. Veç Zoti.
Askund tjetër në rrethinën e Ulqinit nuk i kam gjetur.
Lulet bedençe janë autoktone nëpër bedenat në Kalanë e Ulqinit.
Ishim në një manifestim kulturor për Kalanë e Ulqinit.
Duke shikuar murin e lartë i cili e ndan Shkalanë (Citadela), dr. Nail Draga, më tha:
– A e sheh, doktor, fiku është rritur në maje të këtij muri?
– Po, iu përgjigja. – Edhe në murin afër minares së xhamisë, në anë të majtë, janë dy lule bedençe.








