Këto ditë u takova në Zallin e Madhë, në plazhin “Tampico”, të pronarëve Xhemal Kapllanbegu dhe Minir Karamanaga, me Mahir Kadën i cili është i lindur në Pejë para 88 vjetëve. Nëna e tij ka qenë motra e Esad Mekulit dhe ishte femra e parë e cila ka kryer shkollën në Plavë, në kohë të Austrisë. Vëllau i Mahirit Xhemal Kada ka qenë luftëtar i Spanjës nga viti 1937 dhe heroi i popullit.
Shkollën e mesme Mahiri e përfundon në Pejë në vitin 1953, kurse Shkollën e Lartë të detarisë në Rijekë në vitin 1956. Ka punuar dhjetë vjetë në Portën e Rijekës si saprokargo (mbikqyrës i ngarkimit dhe zhgarkimit të mallërave). Mandej kthehet në Kosovë.
Bashkëshortja e tij u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare, para tre muajëve. Mbeti i vetmuar. Ajo ka qenë femra e parë shqiptare nga Kosova e cila ka diplomuar në Fakultetin Filozofik, Dega e Albanologjisë në Beograd.
Mahir Kada në vitin 1982 ndërtoj në Shtojin e Ulqinit një shtëpi dhe prej atëherë kohën më të madhe e kalon në Ulqin. Në Prishtinë shkon nga tre muaj në vjet.
Me Mahirin jemi takuar disa herë në Pazarin e gjelbërtë, nëpër manifestime kulturore, ishte edhe aktor në filmin për Esad Mekulin i cili u paraqit publikut në Galerinë e Qendrës kulturore, para katër muajve në Ulqin. Por, kësaj radhe pata kënaqësi të rrijmë së bashku dhe të njohtohemi më mirë.
Në plazhin “Tampico” ai ka gjetur një vend të mirë për pushim, largim nga mendimet, qetësi shpirtërore. Xhemali e Miniri kanë një mirëkuptim për Mahirin, e respektojnë, ai është në moshë por si shoku i tyre. Minirit i ka thënë njëherë: “Më kanë treguar se nana e jote ka qenë nusja ma e bukur në Kalanë e Ulqinit”.
Gjatë bisedës Mahiri më tregoji për miqësinë me shumë ulqinak. Posaçërisht e përmendi Ali Llunjin dhe nënën e tij Pashe Llunjin. I kujtohen bisedat me Pashen për Ulqinin e vjetër, për të kaluarën…
Mahir Kada është bisedues i mirë, me intelekt të ruajtur…
Në fund të bisedës më tha: ” Duke falënderuar ambientin në Pllazhën e Madhë unë jetoj…”