Dr G.Karamanaga: Mërgimtarja Flutra Gorana – Ulqini është qyteti më i bukur

Rrëfimi 1.

Takimi në oborrin e shkollës

Isha në oborrin e sipërm të Skollës fillore nën Kala duke pritur  nipin Ganin e vogël. Në  afërsi ishte, gjithashtu duke pritur një burr 50 vjeçar. E pyetata a kanë dalur fëmijët prej ore. Më ofrue një zonjë e re dhe më tha:

“ Ai nuk e flet gjuhën shqipe. Është bashkëshorti im”. Mandej u prezantue:

“Jam Flutra, vajza e Vera dhe Avdo Goranës”.

 

Rrëfimi 2

Nga biografia e Flutrës

Flutra Gorana, vajza e Latif (Avdo) dhe Vera Goranës, lindi ne Prishtinë ne shkurt të vitit 1973. Lindja në Prishtinë nuk ishte bash e planifikume, por mbasi Vera ishte nga Prishtina e Avdoja në at kohe ishte në ushtri, ajo vendosi te rrinte pranë familjes që ti ndihmojnë.

Ashtu filloj “beteja”: 

“ A je Ulqinake apo Kosovare?“

Vera, një nanë e vecant, gjithnjë thonte, je shqiptare e prej kah je nvaret si e ndin vehten. Në Ulqin, fëmijtë si fëmijtë e ngucëshin e e thirshin Kosovare.

Në Prishtinë e perqeshin theksin e saj dhe theksimin e germave XH dhe Ç, te cilat, siç e dime, në Kosovë nuk i përdorin.

Flutra e kaloj fëmjirinë neUlqin së bashku në prinderit e saj dhe vëllezerit Astritin dhe Hamidin. Pasi gjyshi nga ana e nanës ishte kryeredaktori I Rilindjes dhe ishte adhuruas I madh I librave, Flutra qysh në moshën e vogël kishte shumë libra në gjuhën shqipe. Disa nga ata librat nuk ishin libra që u perdorshin ne Mal te Zi, sidomos librat per historinë shqiptare. Ashtu njëherë, e përgatidi një punim për orë të historisë kur ishte ne klase te 8.

 

Rrëfimi 3

Lidhja e Pirizrenit

Flutra, me ndihmën e disa librave që i kishte dhe përkrahjes së nanës së vet, përgaditi një punim interesant për Lidhjen e Prizrenit. Arsimtara e saj, njëra ndërë arsimtaret më të dashtura që e kishte, Suzana Osmani e shikoj punimin. Dhe i tha Flutrës së ishte shumë interesant dhe kishte mjaft detaje që nuk ishin ne librin e histories. Pore pyti që most ta presenton para klase. Ate ditë I lajmëroj nanës së Flutrës dhe i tha :

“Punimi ishte shume interesant edhe diçka qe duhemi të mburremi, por situata në shkollë dhe ne shtet nuk është përkrahëse dhe frigohem që do ti krijojnë probleme”.

Ishte viti 1987/1988.

Për ata që e mbajn në mend këtë vit, e kuptojnë.

 

 

Rrëfimi 4

Ndikimi i gjyshave

Gjyshi Asllan Fazliu dhe gjyshi Hamid Gorana

Pasi u përmend gjyshi Asllan, vetëm të cekim se ne si persona jemi të gdhendur dhe formuar nga gjyshat e gjyshet, prindërit dhe vendi.Ashtu si të dy gjyshat kanë pasur rroll dhe ndikim të madh në personin që Flutra çshtç sot.

Gjyshi Asllan dhe gjyshi Hamid janë dy bota të ndryshme, e kjo është diçka e bukur dhe e veçant.

Gjyshi Hamid vjen nga një familje gtregëtare të vjetër. Jetoi gjth jetën në Ulqin, ishte fetar dhe mburej që pas Luftës së Dytë Botërore kaloi një kohë në burgë se rrefuzoi të bashkangjitet Partisë Komuniste. Nga ai vjen dashuria për Ulqinin., traditës dhe kuptimit të fesë.

Gjyshi Asllan vet e shtyeu të mëson, studion, shpërngulet në Prishtinë. Si intelektual shqiptarë dhe person që gjithmon luftonte për të drejtat e shqiptarëve Mbërriti në Beograd të përfaqëson popullin e vet.

Nga ai vjen dashuria  ndaj diturisë dhe ëndërra q[ gjithmonë mundemi me arritë më shumë dhe mburrja nga kah kemi ardhur.

 

Rrëfimi 5

Shpërngulja për në SHBA dhe mandej në Bejrut

Me 1992, Flutra, se bashku me vellaun Astritin u shpërngulen për ne SHBA.

Atje vazhdoj studimet dhe diplomoi.

Flutra eshtë nënë e dy vajzave, Jenan dhe Emma.

Pas 24 viteve qe i kaloi ne SHBA, ajo u shpërnguli në Beirut, Liban ku edhe sot jeton dhe punon.

 

 “ Pse Bejruti”

Flutëra kishte një fascinim dhe dashuri për Bejrutin çysh në fëjëri. Në vitet 70-8o çdo mbërmje gjat lajmëve në 7:30 tregojshin reportazhë nga lufta që ishte në Liban. Edhe pse çdo reportazhë ishte tragjike, në mes të ati shkatrrimi dhe humbjeve jete Bejruti e kishte njëfar sharmiqë si fëmij , ju duke magjik. Flutra për herë të parë e vizitoi Bejrutin më 1977 me bashkëshortin i saj i cili ishte Libanez.

Prej atij viti, shumë e shumë vizita vijuan ku dfashuria e saj me këtë qytet, në traditat, popullin, ushqimin e shumë gjëra tjera.

Për këto arsye Bejruti ka vend të posaçëm në zemrën e saj. Kur jeta në Amerikë erdhi deri në një pikë që ma nuk ishte jetë që dëshironte, vendimi me u shpërnulue në Bejrut ishte vendim natyral.

Flutra edhe në Bejrut jeton në buzë të Detit Mesëdhetar. I rethuar me malet Jabal dhe Lubana. Tradutat janë shumë të ngjajshme me ato në Ulqin.

Ky qytet , që është udhëkryq i shumë besimeve të ndryshëm. Janë këtu kultura të ndryshme, këtu bashkohet lindja dhe përendimi, e kaluara dhe e ardhmëja.

 

Rrëfimi 6

Vera Gorana

 ka qenë për një kohë të gjatë drejtoreshë e Entit për Shërbim Shëndetësor të  Ulqinit. Gjithmonë e qetë, por energjike. Ka dhënë kontribut të veçantë për rindërtimin e objekteve shëndetësore pas tërmetit të 15 prillit 1979. Me iniciativën e saj, Enti Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore nga Prishtina ndërton objektin e ambulancës prej 80 m2 në Zallin e Madh.

Në vitin 1981, Vera dhe Avdo Gorana dhe unë ishim mysafirë të “Arcom”-it në Bukuresht. Atëherë pushteti i Rumanisë nuk u ka lejuar të huajve të jenë mysafirë në shtëpitë e tyre. Por, Dmitar Florescu na ftoi në shtëpinë e tij. Në Bukuresht vizituam edhe një shtëpi të madhe të shëndetit në një lagje të këtij qyteti. Si kopje e saj u realizua edhe projekti për Ulqin.

Ndërtuesit e Shtëpisë së Shëndetit ishin nga ndërmarrja ndërkombëtare “Arcom” nga Bukureshti. Kryeshef i punimeve ishte inxhinieri i ndërtimtarisë Dmitar Florescu, kurse drejtor gjeneral i “Arcom”-it M. Florescu disa herë vizitoi Ulqinin dhe tregoi një interesim të veçantë për realizimin e këtij projekti. Me kryeshefin D. Florescu kemi pasur një bashkëpunim dhe shoqërim të mirë. Ishte shumë pedant. Në Bukuresht kishte gruan dhe një vajzë..Dmitar Florescu thoshte: ”Ja, dr. Gani volim čisto.” (Dr. Gani, unë dua pastër). Çdo ditë pas mbarimit të punimeve, punëtorët e pastronin komplet objektin i cili ishte në fazën e ndërtimit.( Nga libri “Udhëtimi i një mjeku 2015)

 

Rrëfimi 7

Avdo Gorana, i cili Raif Goranën e kishte axhë, ka treguar se ai ka regjistruar shkollën për pilot në Rajllovac afër Sarajevës, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur Sarajeva ka qenë pjesë e shtetit të pavarur të Kroacisë. Ai ka saktësuar se pas luftës padrejtësisht e kanë shpallur si pilotin e parë partizan Rudi Çajevacin, i cili ishte automekanik i aeroplanëve.

“Rudi Çajevac ka fluturuar me Rafo Goranën dhe ai ka qenë vetëm mekanik në kohën kur RAFO Gorana ka qenë pilot.

Rafo Gorana ka qenë piloti i parë në tërë ish-Jugosllavinë”, ka thënë Avdo Gorana.

( Nga libri “Çinari i Moçëm 2021)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi