Dr. G. Karamanaga: Prim. dr. Ibrahim Divanoviq – Doajeni i mjekësisë së Ulqinit dhe Tivarit

Gani-Karamanaga-Ibrahim-Divanoviq-300x225Gjatë stazhit në spitalin e Tivarit çdo ditë zgjohesha herët në orën 5 e gjysmë, mandej shkoja në këmbë deri te stacioni i autobusëve, i cili ka qenë nën pazarin e  qytetit (në atë vend ka qenë Xhamia e Merasë me tyrbe, të cilat janë edhe sot, ndërsa Xhamia u rrënua prej pushtetit të atëhershëm). Me autobus është udhëtuar rrugës së vjetër  përafërsisht një orë e gjysmë.

Mjekët në spitalin e Tivarit kanë qenë me përvojë, por nuk kanë qenë shumë komunikativë dhe të gatshëm që diturinë t’ia përcjellin të rinjve. Kam shfrytëzuar çdo moment që ta përcjell punën e tyre…

Një pjesë të stazhit të obliguar e kam bërë në repartin e dr. Divanoviqit. Edhe kur kam qenë në repartet e tjerë kam pasur kontakte me dr. Divanoviqin përmes kujdestarive të shpeshta të cilat më kanë takuar. Në këtë mënyrë prej këtij mjeku kam përfituar dituri praktike dhe reagime në raste të llojllojshme. Një plakë e sëmurë nga Tivari ishte pacient i shpeshtë në Repartin e Sëmundjeve të Brendshme. Një herë, dr. Divanoviqi e pyeti a ka ndokush të kujdesohet për të. Plaka u përgjigj se ka katër djem, por të gjithë janë jashtë vendit. Doktori i tha:”Nuk është korrekte nga ana e djemve tu që të mos kujdesohet asnjëri për ty”. Një herë, djali i hallës sime Xhemal Basha, u dërgua në spital në një gjendje të vështirë. Mjeku kujdestar e kishte ordinuar terapinë, por Xhemali nuk bëri më mirë. Unë iu drejtova dr. Divanoviqit. Ai e vizitoi, e ndërroi terapinë dhe e mori nën mbikëqyrjen e tij. Xhemali bëri më mirë.

Më vonë, kur fillova specializimin nga Pneumoftiziologjia, një pjesë të këtij specializimi sipas programit është dashur ta kryej në Shërbimin për Sëmundje të Brendshme. Si mjek punoja në stacionin shëndetësor në Katërkollë. Në mbledhje të Kolegiumit te drejtori i atëhershëm dr. Lubo Zhivkoviq, unë u deklarova se është mirë që të vazhdoj edhe dy muaj në Katërkollë (nuk ka pasur kush të punojë atje) për arsye se e njoh Mjekësinë Interne dhe do të vazhdoj mandej pjesën e stazhit të Internes. Pas dy muajsh iu lajmërova dr. Divanoviqit. Nuk më priti mirë dhe më tha:”Ti ke deklaruar se nuk të nevojitet Internja…”. Unë heshta dhe vazhdova katër muaj në Repartin e Internes. Pas mbarimit, kur u ndamë, dr. Divanoviqi, i cili vështirë ka lavdëruar dikë,  më tha: “E kam përcjellë punën tënde, ke qenë me të vërtetë i mirë.” Pas zgjedhjes për drejtor në mandatin e parë në vitin 1978, në një tubim mjekësor në Sutomore ishin mbledhur mjekët e Tivarit dhe të Ulqinit. Dr. Divanoviqi më tha: “E di se në kolektivin Tuaj keni persona të cilët bëjnë probleme. Më dëgjo, pak shtrëngo, pak lësho…” Kur u zgjodha për drejtor për herë të dytë në fund të vitit 2003 e ftova dr. Divanoviqin dhe bashkë me dr. Petar Gjuriqin dhe dr. Ali Muharemin ia shtrova një darkë në restorantin “Galo Nero “.

Takimi në Ranë

Për Ibrahim Divanoviqin  kam  shkruar një tekst në librin “Udhëtimi i një mjeku” (2015).Ai vjen si mjekë  në Spitalin e Tivarit në fillim ti viteve të gjashtëdhjetës në shekullin e kaluar.Si specialist për sëmundje të brendshme(mjekësia interne) ka  sjellur një dituri të madhe, angazhim të veçant për të sëmuarit.Në ato kohëra pjestarët e kombit Shqiptarë si edhe të  atyre Mysliman( deridiku edhe sot)   është deshtur të punoj shumë, me qenë këmgulës dhe me pasur angazhim të gjithmonshëm për të afirmuar.

Ibrahim Divanoviqi së shpejti zënë vendin e parë  të mjekësisë interne në Sptalin rajonal të Tivarit.Ka mbuluar me shërbim specialistik  për sëmundjet e brendshme  edhe popullatën e Ulqint duke ardhur  një herë në javë për vizita të sëmuarve në Shëpinë e Shëndetit të Ulqinit,.

Edhe Shqiptarët nga Malësia(Tuzi) kanë qenë pacentat e tij.Këte gjë e vërteton edhe i ndieri Dr.Ljukë Gjokaj në recensionin e libit tim.

Si edhe me disa emëra të rëndëshëm për shëndetësin e Tivarit e Ulqint siç kanë qenë edhe Prim.dr Mirosllav Vrshka (pediatër I njohurë),por edhe me Dr.Divanoviqin Spitali  në Tivar në mbarim të punës tij nuk u sjell  ashtu si është deshtur..

Por, emërat e dalluar në mjekësi siç është Ibrahim Divanoviqi  doajeni i mjekësisë të Tivarit e Ulqinit nuk munden të harrohen.

Po  i përsërisë  fjalët e doktoreshës Valentine Kaliniq, endokrinologe nga Tivari:

” ne ,kur flasim për mjekësinë interne  të Tivarit e vlerësojmë kohën  me Divanoviqin, dhe kohën pas tij..”.

Në të premten me 12.qershor më telefonoji Dr.Divanoviqi.Më tha se ka ardhur në një ligjeratë për Sabataj Cevin në Kalanë e Ulqnit .

U takuam në Ranë në restaurantin “Aragosta”( në vend të ish hotelit “Republika”).Disa  ulqinak  të cilët gjindeshin aty u  ofruan dhe e përshëndetën mjekun e dalluar.

Edhe në këtë moshë Prim.Dr.Divanoviqi ka një energji të veçantë, është një bashkëbisedues i mirë, me intelektin e rujtuar plotësisht.

Biseduam për të kaluarën..

Takimi me Te për mua ishte një kënaqësi, përjetim i veçant. 

Prim. dr. Ibrahim Divanoviqi (1931) me siguri ka qenë mjeku më i dalluar dhe më  i suksesshëm  në periudhën prej vitit 1945 deri te dalja e tij në pension pas vitit 1992. ky mjek ka lënë vulë të posaçme në mjekësinë e rajonit të Tivarit e Ulqinit. Ai ka dhënë kontribut të veçantë në mjekimin e popullatës shqiptare të Ulqinit, Tivarit dhe të Malësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi