Dr G.Karamanaga: Qemal Resulbegoviq (1934-2007) – Ullini i Bukurijes në Pazarin e Gjytetit

Rrëfimi 1.

Ullini i Bukurijes në Pazarin e Gjytetit

Porta e Kalasë, mandej Pazari i gjytetit në të cilin këndë gjendet një sofë një metër sipër rruge. Në mjes ullini.

Para njëqind vjetëve Bukurija u martue për Hashimin. Pas një muajit, Hashimi shkoji në një sefer në detë. Lundruan deri në Shëngjin e mandej vazhduan për Brindisi në Italinë jugore. Por, deti i  trazuar, fortuna dhe barka u mbyt. Hashimi me dy shokë doli në tokë.

Në Kalanë e Ulqin erdhi zani se të gjithë detartë e anijes “Drita” janë mbytur te brigjet e Italisë,..

Bukurija nuk besonte su burri i saj nuk do të këthehet më. Çdo mëngjes, falte namazin i sabahut duke u lutur që të këthehet Hashimi. Një herë ëndërroi:

“Meleku i tha: mbas sabahut me e mbjellur një ulli në hyrje të Kalasë”.

Me babain i saj Lejdin Begun e mbjolli ullinin në sofën mbi rrugë, menjëherë pas Pazarit të Gjytetit. Çdo mëngjes Bukurija e ujite ullinin prej Kronit të Kalasë.

Kaloj një vjet dhe Hashimi me dy shoktë e tij u kthye në Kala.

Ishte një natë dimëri. Bukurija atë natë qëndronte në shtëpinë e tyre trekatëshe. Dikush trokiti në derë. Bukurija u tremb, heshti. Trokitja u përsësrit edhe disa herë. Në fund, Hashimi e gjuejti driateren me një gurë duke bërtitur:

Bukurije, çile derën, unë jam Hashimi”.

Këtë tregim ma tha Bukurija plakë, kurë e vizitova pas një sëmundje. Duke qeshur e pyeta:

“ E masandej?”

Plaka nuk u habiti, mënjëherë u përgjigj:

“Mbas nant muajve lindi djali jonë i parë”.

Ullini u rrit, dhe u bë pemë e madhe. Tërmeti prej viti 1979 e rrënoj parcelën ku ishte ullini. Pas rregullimit dhe rindërtimit të Kalasë kjo parcellë me gjithë ullinin u zhdukën. Bukurija ishte shumë plakë, dhe gjthnj; mendonte në ullinin e saj..

Por, në vitet tënëntëdhjeta të shekullit XX më kujdesin e Skender Shabanit dhe Ismet Karamanagës në atë vend u mbjellën dy ullinjë të rinjë.

Ishte dimër, në dy mbas mjesnatës trokiti telefoni:

Jam Yli Isas, hankoja isht e sëmur..”

Hyra në Kala, ishte dimër, ftoftë…

Bukurija ndërroi jetë.

Mbeti tregimi për Ullinin e Bukurijes në hyrje të Kalasë.

 

Rrëfimi 2.

Jeta në Lima dhe ardhja në Kala

Fillimisht Hashimi dhe Bukurije Resulbegoviq jetojshin në Lima. Kanë pasur tre djemë: Isaja (1931), Qemali (1934) dhe Kadriu(1945). Jeta ka qenë e vështirë. Hashimi është marr me peshkim, me ullisht. Kanë mbajtur edhe dhi. Kam dëgjue se kanë pasur edhe disa fëmijë, por ato nuk kanë jetue. Ishin kohëra të varëfërisë, mbrojtja shëndertësore ka qenë në nivel më të ultë. Në përgjithësi jeta e  vështirë.

Ato vijnë për të jetue në Kala në fillim të dekadës së gjashtë të shekullit XX. Me sakrificë e blejnë shtëpinë e Fatime Beqiragës në rrugën kryesore të Kalasë, Më përpara aty jetone Musa Kahari me familje.

Dy djemët e mëdhej, Isaja dhe Qemali, u rritën. Isaja u bë detar. Së shpejti filloj të lundroj edhe me anije të mëdha ndëroqeane. Jeta e familjes të Hashimit dhe Bukurijes u përmirësue. Më von kanë ble edhe shtëpinë e Vehbi Zejnelagës në Kalanë e Poshtme.

Qemali ishte natyre tjetër. Guximtar dhe avanturist. Fillimisht shkoj për të jetue në Novi Sad. Kam dëgjue se atje është edhe martue. Por, është nda shpejt dhe ka mbrritur në Gjermani.

Së shpejti fillon punën. ngritja e tij financiare, ekonomike. Bëhet pronari i restaurantit në Braunshvajg.

I ka ndihmue shumë ulqinakëve, si edhe vëllaut tij Kadriut(1945). Te Qemali ka punue një kohë të shkurtë edhe Fatmir Ismajlaga.

Qemali martohet me  gjermanen Magdalena. I kanë lindur dy djemë. Është interesant të theksohet se përveç emërave gjermane kanë pasur edhe emërin e dyt: Isa edhe Kadri (vëllëzrit e Qemalit).

Qemali me familje ka ardhur gjithmonë në Ulqin. Edhe djemët e tij kanë pasur dashuri të madhe për vendlindjen e babait tyre.

Pas një kohe Qemali ndahet prej Magdalenës dhe marton një gru prej Shqipërie.

Interesant është që të thohet se Magdalena, bashkëshortja e parë e Qemalit, pas ndarjes prej tij disa kohë ka jetue në Kalanë e Ulqinit me nënën e saj.

 

Rrëfimi 3.

Abdesi më i mirë

Nëna Bukurije ka falur çdo ditë të pesë vaktet i namazit. Hashimi nuk është falur asnjëherë. Një ditë duke falur namazin e Ikindisë Hashimi ishte i ulur në divan. Menjëherë çohet në këmbë dhe i thot Bukurijes:

“Bukurije ball isht, e ke “pollozhit” (e ke dhënë provimin).

Një here tjetër Bukurija i flet Qemalit për abdesin. Ky e dëgjon me vëmendje dhe shprehet:
“Nanë, mire ishtë. Por, abdesi më i mire është për të larur, të bajsh nji tush”.

 

Rrëfimi 4.

Qemali edhe deti – „Pola zarade“

Ditë vere. Shkallat e Peshkaxhive kanë qenë në mbarim të Pllazhit të qytetit. Aty janë lidhur barkat për peshkim si edhe ato pak më të mëdha: “Napredaku“, “Miloradi” dhe “Shasingradi”. A to ishin anije motoristike. Disa metra më largë ishin shkalla tjera për të ulur në det, e mandej fillonte Moli i vogël.

Ishim disa djemë prej Kalaje prej moshave 15 vjeçare dhe më të rritur. Me ne po u lante në det edhe Qemali. Ai një kohë të gjatë punonte në Gjermani. Është folur se atje ka bërë një pasuri të madhe, dhe ka jetuar një jetë avanturistike.

Dola në këndë të molit dhe e pyeta Qemalin:

“Kemo, çka kishe me dhan për këtë diell dhe detë me i pasur në Gjermani?“

Qemali pa menduar u përgjigjë:

„ Pola zarade“. (Gjysën e fitesës).

 

Rrëfimi 5.

Ndihma sociale

Kthimi për gjithmonë në vendlindje

Në  bashçen e shtëpisë pas tërmetit më 15 prill 1979 Qemali ndërtoji shtëpinë dykatëshe. Por, nuk ka mujtur ta përfundoi. Në atë kohë filluan problemet finaciare për te. Gjermania nuk i fal gabimet dhe kështu ai humbi të gjithë pasurinë në Gjermani. I kanë mbetur vetëm disa të holla të cilat i ka pasur në emër të nuses Isas Ylfetes në bankën e Ulqinit.

Vitet e fundit ai do të jetonte me ndihmën sociale të Gjermanisë.

Qemal Resulbegoviqi, ndërë mërgimtarët e parë në Gjermani, avanturist, besnismen.

I dashuruar në Kalanë e Ulqinit.

Pushon në maje të kodrës së Pinjeshit.

Aty, ku karajeli fryen duke sjellur aromën e detit dhe nostalgjinë për të kaluarën.

 

 (Nga libri në dorëshkrim “Valixhja nga Amerika-Mërgimtarët”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi