Dr. G.Karamanaga: VERA 2020

Gani Karamanaga„U majt mend kja verë..“

Rrëfimi 1 „ U majt mend kja verë..“Ishte dekada e gjashtë e shekullit XX. Jusufi  ishte në Shkollën për ekonomi. Mësonte zanatin për elektriçist. Atë verë u njohtue me një vajzë nga Beogradi. Shetite te Shkallët e peshkaxhive deri te Molja e vogël. Kur na vrejti neve të cilët ishim mbrapa tij , ja kapi dorën vajzës.

Mandej, më vonë thoshte:

„ U majt mend kja verë..“

Ne, shokët e tij e kemi ditur se  Jusufi gjithmonë i shtonte fjalët…

Rrëfimi 2 Corona- Virusi Covid 19.Vera 2020 po kalon ngadal-ngadal. Ishte karakteristike. Corona virus “Covid19” e ndryshoji jetën në pëgjithësi. Asgja nuk ishte si ka qenë çdo verë tjetër. Në pranverë, posaçarisht në muajin e prillit dhe majit  qyteti  ishte i shpraztë. Pas dite dhe mbërëmbje heshtje, qetësi, frikë.

Para vere kemi pasur në Mal të Zi një periudhë pa  Covid 19. E quajtën shtetin tonë “Corona fri”. Por, erdhi qershori, hyrja në verë dhe ndryshoji jeta.

Duhet ta kuptojmë një gjë të thjeshtë:

Ne, njërëzit nuk jemi më të fuqishëmit  në këtë botë. Siç shihet viruse janë më të fort se ne..

Rrëfimi 3 Duhet me ndryshua diçka..” Zgjedhjet paralamentare më 30 gusht . Ndodhi një gjë po thuajm historike. Për herë të parë Partia Demokrate Socialiste humbi votimet. Në këto zgjedhje  ndërë figurat më kryesore është Dritan Xhaudet Abazoviqi. Në Universitetin e Sarajevës u shpall studenti I  gjeneratës të gjithë Universiteti. Botoi librin e parë. Së shpejti magjistroi dhe u bë doktor shkence të lëndëve politiko shoqërore.

Isha në konventetën përfundimtarë të Lëvizjes Qytetare URA në Kala. U mbajtë në hapsirën para Museut dhe Xhamisë së dikurshme. U takova dhe me ish ministrin e shëndetësisë të Malit të Zi Dr.Miodrag Caro Pavliçiq i cili tha:

“Duhet me ndryshua diçka..”

Dritan Abazoviqi foli I fundit. Me zemër, emocione, por fjalë të urta. Premtonte  ndryshime, jetë ma të mire, barabarëzi..

Jamë i mendimit që është shumë mire të kemi edhe një shqiptarë ndërmjet përfaqësusesëve vendimtare në Mal të Zi.

Rrëfim 4 Beznismeni . Xhamia krye Pazarit. Në dalje prej namazit të drekës  shoku im, beznismen I sukseshëm u ofrua dhe pyeti:

“ Çka thue për këto ndryshime, si e kupton këtë situatë në Mal të Zi_? “.

Para se të filloi të flas ai tha:

“ Unë du me fol. Ka me qenë krizë ekonomike e madhe. Pushteti I deritanishëm ka shti brenda gjithfarë paresh..Tash është situatë tjetër..”

U largue menjëherë në drejtim të shtëpisë së tij.

Rrëfim 5“ Moćni ljudi” .Ishete verë, viti 2002. Instituti për Sëmundjet Kardiovaskulare në Dedinje Beograd. Nč katin t tret pas tridhjet viteve takova Prof.Dr.Florian Vuk. Ishte kardiolog i njohur. Mëpërpara ka punue në Insititutin  Sremska Kamenica në afërsi të Novi Sadit.. Sllobodan Millosheviqi e tërhoqi me disa kuadra tjerë për të pčrforcue  dhe ngritur nivelin shëndetësor në Institutin e lartëpërmendur  në Dedinje.

Me Florianin kemi qenë gjenaarta e cila ka regjistrue Mjekësinë në vitin 1964 në Beograd. Pas këtij takimi kemi bashkëpunue disa vjet.  Prof.Florian Vuk ka ardhur edhe në Shtëpi të Shëndetit të Ulqinit për të bërč  vizita kardiologu. Një here më tha:

“ Nana e Millo Gjukanoviqit Stana ka qenë në Dedinje pacientkinja ime. I njoh mirë Millon dhe vëllaun e tij Acon. Vazhdoji: Gani, to su moćni ljudi…”

Në fund

Janë të padiskutueshme meritat e Presidentit aktual të Malit të Zi Millo Gjuikanoviqit: pavarësia e Malit të Zi, antarësimi në NATO, prania e Kosovës, sjellja e mirë me refungjatë nga Kosova në vitin 1999..

Por, është koha për ndryshime.

Nuk ka të gjithëmonshëm në këtë botë.

Partia  URA në krye me Dritan Abazoviqin do të jetë peshorja, udhërrëfyesi, balansi i pushtetit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do