Në cilësinë e recenzentit, lidhur me librin e Sami Misherrit, gjatë leximit të vëmendshëm kam arritur që të gjëmtojë vlerat të cila po i publikoj në vazhdim.
Autori i takon një familjes së vjetër ulqinake. Por, është më rëndësi se Sami është rritur në Kalanë e Ulqinit te gjyshi dhe dajat e tij.
Kjo është vepra e parë e autorit. Ai ishte egzaktë në rrëfimet e tija dhe jep mesazhe emocionale tërësisht reale, me të cilat dekoron veprën e tij me fuqi të lartë estetike.
Vepra e këtij autori, janë kujtime interesante për opinionin për vetë faktin që në këtë tekst përthakojnë të dhëna që zgjojnë kërshëri të veçantë tek lexuesi. Shkrimet e këtij libri me të madhe i shëmbëllejnë një ditari të mbajtur me kujdes, nisur nga jeta fëminore. Tematika që trajton autori këtu janë të shëndetëshme me një etikë të zhdërvjellët. Projektet e synimeve të tija brumosin dhe sjellin prurje imagjinative të realizueshme. Ky posedon një forcë madhore të brendëshme krijuese me të cilat triumfon në realizimin origjinal të tyre.
Sami Misherri me një mjeshtëri të veçantë në këtë vepër na njofton me Ulqinin e vjetër, me kalanë e lashtë.Ai është rriturë në këte lokalitet te dajat e vetë,është shoqëruar me fëmijët e atëhersëm të kalasë së Ulqinit. Me një kronologji të veçantë i përshkruan ndodhjet e atëhershme.
Kalaja në veprën e Sami Misherit është vendlindja dhe jeta e fëmijërisë tonë.”Fusha e topave”, Bedeni i kanunes””Tabja”, „Fusha e Qehajës” të përshkruar në librin e Sami Misherrit nuk egzistojnë tani. Sot, në ato vende dora e njëriut ka bë ndërtime tjera.
Më kujtohet,një shoku im kur filluan ndërtimet në Zallin e Madhë në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar më tha:”na morrën Zallin”.
Edhe kalaja përjetoj ndryshime, sidomos pas tërmetit me 15prill 1979. Rindërtimet e pakontrolluara,zhdukja e pikave intersante historike. Kështu ,mbeti e paprekur vetëm pjesa e sipërme me Pazarin e qytetit(tregu i rrobëve). Por, edhe objekti i muzeumit i cili ka qenë më përpara xhami(dikur edhe kishë) me „kujdesin” e rindërtuesve u ndryshua në objekt i cili dallohet shumë prej pamjes e kujtimeve tona.
Sami Misherri me respekt të madhë përmend personazhët në kalanë e dikurshme: Zejnel Begun, Xhemal Begun, Hysni Begun, Hysni Shabanin, Canin e Hoxhës (Hasan Karamanaga), molla Sulejman Musa Bushati , nëndajën e tij Filen, tezen Vasfijen, halla Junenë… Aty janë edhe shokët e fëmijrisë së tij:Saimi,Kujtimi, Agimi, Hidajeti.Këto të parët e frymëzuan me bisedat e vjetëra,rikujtime për ndodhjet e vërteta, për legjendën e Nutit Cakos…
Një vend të posaçëm i jep edhe ullirit të Bukurijes në pjesën e sipërme të kalasë. Është kënaqësi të theksohet që banorët e Kalasë i kanë mbjellur dy ullinjë në lokalitetin ku ka qenë ullirii vjetër.
Çdo gjë ka ndryshuar, edhe lojërat e fëmijëve të sotëm,por aty është deti „padishah për vedi”. Deti është i gjithëmonshëm, ai duronë shumë „detin duhet me marr me të mirë..” thotë autori në veprën e tij.
Kuvendon me pasione të ngrohta dhe shpresë. Vepra e Sami Misherrit paraqet një forcë enigmatike krijonjëse me një intenzitet të paimagjinueshëm të pasqyrimit real të kujtimeve të autorit. Këtu me shprehjet dhe bisedat e tija e furrnizonë lexuesin. Rrëfimet e Samiut janë një briliant i veçantë emocional , një shetitje nepër të kaluarën. .
Në veprimtarinë e Sami Misherrit evidentohet një koncept origjinal. Ky me ndërgjegje të lartë profesionale hapën shtigje të reja dhe të domosdoshme për ardhmërinë.
Sami Misherri është një njohës i veçantë i jetës në Ulqin duke gërshetuar kujtimet me jetën e sotme bashkohore.
Tregimet dhe legjenda për Servantesin në kala, kallximet për Bego Babotin, Likacenin e pasurojnë këte vepër.
Peshkimi,jeta në detë ,flluga, tratka, shkuja.Emëra siç kanë qenë Hamdi Dema, Fahri-Jusho Nimanbegu, Muhamed-Moll Nimanbegu, Januz Zyberi i japin librit një kolorit të veçantë.
Prej babait të tij Jusuf-Cufo Misherrit ka edhe gjenin e gjuetisë.Ushejza paraqet një histori në gjuetin dhe historikun e Ulqinit të vjetër.
Por ,ajo e cila mbetën në vëmendjen tonë janë edhe fjalët e vjetëra në Ulqin,pasurimi i një fjalori të folunit në Ulqinin e harruar.
Për këto arsye, vepra e Sami Misherrit me siguri paraqet një vlerësi të madhe, një dritare e cila na rikthen në të kaluarën.
Jam i mendimit se kjo libër do të gjejë intersim të madhë, do ti plotësoj disa zbrazëtira në historikun e vendit tonë.
Autorit i uroj jetë të gjatë dhe vazhdimësi në veprimtarinë krijuese.