Këto ditë në moshën 91 vjeçare ndërroji jetë Ali Sulejman Peshku.
Për këtë rast po ju sjell tekstin tim Doajeni i turizmit (Ali Peshku) i botuar në librin “Në derë të oborrit” në vitin 2017.
Ditë vere, muaji i gushtit. Isha duke pirë kafe në kafenenë “Aragosta”, në Ranë (më përpara hotel “Republika”).
Para syve më doli Ali (Sulejman) Peshku (1931), njëri ndër qytetarët më të vjetër në Kala.
Aliu lindi, u rrit dhe u plak në Kalanë e Ulqinit.
Ai arriti, duke falënderuar më së pari intelektit të veçantë, kushtimit dhe punës së tij, që të ishte drejtor i pjesës së vjetër të kompleksit hotelierik “Ada”, në deltën e lumit Buna.
Konsiderohet si njëri ndër punëtorët e parë në turizmin modern të Ulqinit.
Ali Peshku ka pasur kontakte me persona të larta të ish-Jugosllavisë, siç ishin Janko dhe Jozhe Smole, si dhe Edvard Kardeli.
Ali Peshku ka pritur në kompleksin “Ada” edhe kancelarin e Gjermanisë, Vili Brantin.
Gjithashtu ka qenë edhe përfaqësues i Ulqinit në garat republikane për lojën e shahut.
Sot, në ditën e Kurban Bajramit, e vizitova Aliun në shtëpinë e tij.
Edhe pse e ka dëgjimin e dobët, ai rrëfen:
– Isha 5-vjeç kur kemi qenë me babën në Tugjemile. Fillova të shkoja në shkollë në Spiç, mandej vazhdova në Peçuricë, deri në moshën 10-vjeçare, kur kaluam në Ulqin. Këtu babai më regjistroi, në vitin 1941, në shkollën në gjuhën shqipe. Mësues ishte Zef Tërnaku. Ky ishte mësues i mirë, por e donte Italinë. Kam qenë gjithmonë nxënës i mirë në të dy gjuhët, shqipen dhe malazezen.
Në fund: respekt i vacant për Ali Peshkun.
Gjithashtu , edhe ngushëllime për familjen e tij.