Rrëfimi 1.
Më telefonoj Dr.Ljilja Vuk. Ajo është drejtoresha e repartit anesteziologjik në Institutin për sëmundjet kardio vaskulare në Dedinje-Beograd, bashkëshortja e të ndierit Prof. Florian Vuk, shokut tim nga studimet e mjekësisë në Beograd. Ishte mysafire në hotelin “Kastel Lastva” në Petrovac me një shoqen e vet e cila e kishte nënën ulqinake prej familjes Bevenja. Shkuam për të takuar së bashku me Dr. Fatmir- Jusri Resulbegun. Me ne ishin Fitnetja dhe Gjylterja, bashkëshortet tona. Mbërritëm në Petrovac. Disa muaj më përpara Dr.Ljilja Vuk i ndihmoji Dr.Fatmirit gjatë operacionit të tij .
Gjetëm parking në një oazë gjelbërimi. Mbasi u takuam , këmbë mbërritëm në shetitore pranë plazhit. Shetitorja ishte e rregulluar me pllaka gurit, shtëpiat e vjetëra të ruajtura si kanë qenë dikur. Lokali ku kemi pirë kafe dhe ngrënë akullore .. muzika më zë të ultë, ambient i mrrekullueshëm…E krahasova më shetitoren e Ulqinit.
Më siguri ajo në Ulqin është më e bukur, por ambientin ja prishin : shitja e kollomboqëve, krepave, lypsat në çdo vend..zhurmë e madhe prej lokaleve..
Rrëfimi 2.
Prroni është pjesa e lagjes Rana. Emrin e mbanë prej prronit të dikurshëm i cili dilte nga toka në vendin ku sot gjendet marketi i madhë dhe vazhdonte në mjedisë të lagjes deri në det. Pllazhin e ndante në dy pjesë (vrehet në fotografin të vjetër). Shtëpiat në Prru dikur ishin sipër rrugës më oborre dhe kopshtinjë.
Shoku im nga fëmijëria më tha:
“Dikur prej shtëpisë time në Prronin e Ranës kam pa detin. Por, dy komshit e mi më kanë rrethuar në të dy anët me ndërtimet e shtëpiave tyre… Nuk u kundërshtova, kemi qenë komshi të mirë gjithmonë..”
Para disa ditëve isha në ngushëllime më rastin e vdekjes të Kadri Kotorrit ( 1947-2017 ). Ky ka qenë puntur i vjetër në kontabilitetin e hotel “Albatrosit”. I ulur në oborr isha i rrethuar më shtëpia të ngrituara disa kat, njëra afër tjetërës, dritaret shumë afër, mundesh të kapërcejsh prej një shtëpie në tjetërën. Ndërtimi pa rregull, në shumë raste pa leje ndërtimi..
Mendova: tash është ditë, por natën, njëriu kur është në gjum merr frymë, nganjëherë gërrhet , ose nata është për dashuri, si mundet të bëhet dashuri kur janë dritaret aq shumë afër…
Rrëfimi 3.
Detarët ulqinak, posaçërisht ato nga Kalaja kanë lundruar nëpër dete dhe oqeane, ofruan përfitimin, kulturën, por edhe eukalipsat të cilët i mbjollën në Ranë pranë plazhit..
Por , pas tranzicionit dhe privatizimit të objekteve hotelerike-turistike, pronarët e rinjë i zhdukën shumicën e këtyre pemëve egzotike. Mbeti e paprekur vetëm lulishtja në afërsi të restaurantit “Hollegro”, të cilin me mjeshtri, dashuri dhe përkushtim të madhë e rujti dhe kultivoji i ndieri Rexhep Goga. Gjthashtu, janë rujtuar edhe disa eukaliptusa nën shtëpi në fillim të shetitores në afërsi të Tyrbes Fani, e cila ndërmjet legjendës dhe të vërtetës e rujati vehten prej sulmeve dhe devastimeve.
Rrëfimi 4.
Dr. Rexhep Spuzha ( 1947) dhe arkitekti Selim Resulbegu ( 1952) janë ndër doajentë të Ulqinit gjithësecili në fushën e vet. Rexhepi me shokun e tij Xhaudet Haxhibrahimin gjatë muajve tjerë, përveç verës rrijnë në kafenenë “ Bojana” në Ranë. Ai shprehet:
“ Dy muajt e verës shkom e rrijmë dhe pijmë kafe në Valdanas, verës nuk vijmë në Ranë..”
Mbas namazit të drekës ishim së bashku : Bahri Abazi, Ruzhdi Dervishi, Tino Vogliqi. Na u bashkangjit edhe Hajro Pufja Ulqinaku.
Takuam arkitektin Selim Resulbegun i cili pas përshëndetjes na tha:
“ Dy muajt e verës nuk ulem në Ranë..”
U përgjigja:
“ Edhe unë gjithashtu, Rana verës nuk isht e jona..”
Dhe në fund
Në Ranë mbetën të paprekur, si kanë qenë dikur vetëm pllazhi, shetitorja më trotoar, xhamia e rindërtuar dhe Tyrbeja e Fanit..
( Nga libri në dorëshkrim “ Pazari i gjytetit” )