Për Ibrahim Divanoviqin kam shkruar një tekst në librin “Udhëtimi i një mjeku” (2015). Ai vjen si mjekë në Spitalin e Tivarit në fillim ti viteve të gjashtëdhjetës në shekullin e kaluar. Si specialist për sëmundje të brendshme (mjekësia interne) ka sjell një dituri të madhe, angazhim të veçantë për të sëmurit. Në ato kohëra pjesëtarët e kombit Shqiptarë si edhe të atyre Mysliman( deri diku edhe sot) është deshtur të punoj shumë, me qenë këmbëngulës dhe me pasur angazhim të gjithanshëm për të afirmuar.
Ibrahim Divanoviqi së shpejti zënë vendin e pare të mjekësisë interne në Sptalin rajonal të Tivarit. Ka mbuluar me shërbim specialistik për sëmundjet e brendshme edhe popullatën e Ulqinit duke ardhur një here në javë për vizita të sëmurëve në Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit.
Edhe Shqiptarët nga Malësia (Tuzi) kanë qenë pacientët e tij. Këtë gjë e vërteton edhe i ndieri Dr. Ljukë Gjokaj në recensionin e librit tim.
Si edhe me disa emra të rëndësishëm përshëndetësin e Tivarit e Ulqinit si çkanë qenë edhe Prim.dr Mirosllav Vrshka (pediatër i njohur), por edhe me Dr.Divanoviqin Spitali në Tivar në mbarim të punës tij nuk u sjell ashtu si është deshtur.
Por, emrat e dalluar në mjekësi siç është Ibrahim Divanoviqi doajeni i mjekësisë të Tivarit e Ulqinit nuk munden të harrohen.
Po i përsërisë fjalët e doktoreshës Valentine Kaliniq, endokrinologe nga Tivari:
” ne, kur flasim për mjekësinë interne tëTivarit e vlerësojmë kohën me Divanoviqin, dhe kohën pas tij..”.
Në të premten me 12. qershor më telefonoji Dr.Divanoviqi. Më tha se ka ardhur në një ligjeratë për Sabataj Cevin nëKalanë e Ulqinit.
U takuam në Ranë në restaurantin “Aragosta”(në vend të ish/hotelit “Republika”). Disa ulqinak të cilët gjindeshin aty u ofruan dhe e përshëndetën mjekun e dalluar.
Edhe në këtë moshë Prim.Dr. Divanoviqi ka një energji të veçantë, është një bashkëbisedues i mirë, me intelektin e rujtuar plotësisht.
Biseduam për të kaluarën..
Takimi me Te për mua ishte një kënaqësi, përjetim i veçantë.