Dr. Gani Karamanaga: TRE TREGIME

Gani KaramanagaKarajeli

Pjesa më e madhe e Evropës Jugore ka klimë mesdhetare e cila më tepër ka ndikim në zonën e ngushtë bregdetare. Ndikimi i klimës mesdhetare është më i madh ne Gadishullin Pirinej dhe Apenin, ndërsa në Gadishullin Ballkanik kjo klimë ndihet më tepër në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit.

Vapën verore e zbusin erërat e freskëta veriperëndimore (maestrali). Në ditët e verës prej orës 11 frynë era e ngrohtë e detit maestrali, e cila, në Plazhin e Madh, për shkak të hapësirës është pak më e fortë. Peshkatarët, “Kapitenet e barkave “, velorët dhe të tjerët gëzohen më shumë kur fryn maestrali sepse ai premton kohë të bukur. Kur nuk fryn, atëherë përgatitet ndonjë ndryshim. Maestrali është erë tipike në  kohën verore në Detin Adriatik. Frynë, më së shumëti nga drejtimi perendimor ose veri-perendimor. Është erë e motit të mirë, ku është qielli i kaltërtë me temperaturë të përshtashme për organizmin e njeriut. Maestrali verës fryn çdo ditë, 8-9 orë, më fuqinë më të madhe nga ora 14, ndalohet në orën18, ose në momentin  e mbarimit të ditës. Është prej 3 deri 5 bofor, çka do më thënë se është erë ideale për veloret e mëdha dhe ato të voglat.

Më kujtohet nga fëmijëria ime shtëpia e jonë në pjesën jugore të Kalasë. Oda e madhe në katin e dytë, dy dritare nga jugu, dy dritare në anën jug-përendimore. Deti përpara, Guri i Vogël dhe Guri Madhë në afërësi të lagjes Liman. Deti i kaltërtë dhe era si frynte- karajeli (maestrali). Karajeli në Kalanë e Ulqinit, fishkëllimi i këndshëm binte aromën e detit, tregimet e detarëve, anijet e vogla edhe ato më të mëdha për mallra dhe udhëtim deri në Tivar, Dubrovnik, Split, Rijekë…

Pika e fundit që vërehet nga dritaret tona ishte Kepi i Bashbylykut ku gjendet Kopshti i Musa-Nagës (i afërmi i familjes tonë) tregon ardhjen e anijeve, plotësimin i pritjeve, ëndrrave.

Në vend të shtëpisë tonë të vjetër është ndërtuar një shtëpi e re, e bukur, por ajo nuk është si ajo  ku ne kaluam fëmijërinë (i afërmi i jonë Maliq Tahir Karamanaga, 1976).

Karajeli, erë e mirëpritur bregdetare, treguesi i motit të mirë, erë e dashur, erë e nostalgjisë sime …

Askund karajeli nuk fryn si atëherë në kujtimet e mia.

Në Fushë të Qehajës

(Shumë gjë e bukur në këtë botë kalon shpejtë)

Ishte vjeshtë. Moti me vranësi, erë, detë shirogut. Edhe kjo kohë është tërheqëse për të shetitur pranë detit duke menduar dhe shijuar aromën e valëve të mahnitur.

Me disa shok jena duke u ngjitur në Kala nëpër portën te Jallija. Përpara gjithashtu po hyjshin dy çifte të rinj. Mbërritëm deri te Taphana dhe te Fusha e Qehajës.

Menjëherë, papritas nga deti erdhi një stuhi, erë e marrë, furtunë.

Të gjithë neve na shtyri përpara. Na ra në sy:

njëra prej vajzave par nesh ishte e gjatë, më fystan të kuq. Era ja çaraveshi  flokët e gjata përpjet, fustanin e përpudhi nëpër trupin e saj. Përjetuam një bukuri magjike, si ëndërr e pa ëndrrue. Mrekulli.

Pas 60 sekondave stuhia kaloj, çdo gjë erdhi në vendin e vetë: fustani u drejtua, flokët e vajzës morrën formën e mëpërparshme, momenti magjik para syve tonë kaloji…

Si shumë gjëra të bukur në këtë botë, kaloi shpejtë.

Ishte një momentë mrekullie te Fusha e Qehajës.

PAS DY VJETËVE

Velorja anija “Shqiponja” u nis prej Ulqinit për Maltë, mandej vazhdoj deri në Tarabullus ( Tripoli në Libie). Kapidan ishte Bilal Resulaga. Gjatë lundrumit i përcjelli moti i mirë, por, kur mbërritën në Tarabullus atje gjetën kryengritjen e një pjese popullit. Anijen ja morrën kundërshtarëtë e pushtetit dhe të gjithë ekuipazhën e burgosën.

Kaluan ditët e muajt me vuajtje dhe mundime. Pas dy vjetëve i liruan.

Në Kala kapidan Bilali kishte lënë nusen dhe djalin dy vjeçar. Në Ulqin u hap lajmi se anija “Shqiponja” ka humbur në detë me të gjithë ekuipazhinë.

Por, nusja e Bilalit kurr nuk u pajtua me këtë gjë. Ajo besonte se ai është gjall dhe dikur do të këthehet.

Kapidan Bilali me shokë me një anije durrcake mbërriti në Durrës. Pas disa ditëve u afruan Kalasë së Ulqinit.

Në molin e vogël ishte mbledhur populli i cili e kishte marr vesht se po kthehen ato për të cilët menduan se nuk ishin në jetë më.

Anija hedhi spirancën dhe me fllugë detarët dhe tjertë dolën në tokë. Filluan përqafimet, bisedat, ishte gëzim i madhë.

Bilali eci për të hy në Kala. Te porta e Jallisë ishte një fëmijë pesëvjeçar. I vetmuar me sy si shkëlqejshin ishte në pritje.

Kapidan Bilali e përgëdheli në flokët kaçurrela dhe e pyeti:

“Djali i kuj je “

“Un jam djali i kapidan Bilalit. Ai ka shkue në detë dhe nana e unë e presim për gjithë ditë” .

Ishte përgjigja e shpejt e djaloshit. Kapidan Bilali vazhdoji për ta pyet:

“ Si thiret nana jote

 “Nana ime thiret Zyliha. Ajo për gjithë ditë natje heret del në penxhere prej detit dhe pret babën për të kthye..”

Të përqafuar vazhduan rrugën nëpër Fushë të Qehajës deri te shtëpia e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…