Dr Gani Karamanaga: “Udhëtimi i një mjeku”

Shkolla tetëvjeçare

Shkolla tetëvjeçare  ka qenë nën Kala. Sot aty është  vend i shprazët dhe  parashikohet vendparkim i madhë me garazhda.Mësimi ka qenë vetëm në gjuhën sërbo/kroate. Shkolla e sotme filloj të ndërtohet në vitin 1959 dhe ajo u mbarua pas disa viteve.

Ishte viti shkollor 1952/53. Kam pasur gjashtë  vjetë dhe  mësuesi  i klasës së parë nuk donte të më pranonte në klasë. Unë vazhdova që të shkojë në shkollë çdo ditë. Mësuesi më  largonte jashtë.Një ditë, mësuesja e klasës së  dytë  Qothere Lunji i tha mësuestit Ramazan Jahja:“ merre në klasë këte fëmijë, se vëllëzrit e tij janë nëxnës të mirë”.Dhe kështu  u regjistrova në vitin e parë.Nuk e di sepse, vitin e parë e vazhduam në Ranë në shtëpinë e Kryqit të kuq e cila edhe sot egzistonë si rrënim (mbrapa kompleksit Hollegro sot).

Atëherë në vitin 1956 u mbyllën të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, dhe të gjithë ne shqipëtarët kemi qenë të detyruar të mësojmë  në gjuhën sërbo/kroate (ashtu është quajtur gjuha atëherë ). Nuk e kemi pasur të  lehtë. Asnjë fjalë sërbisht nuk kemi ditur. Edhe dy vëllëzërit  e mi Shyqyri-Çyli dhe Ruzhdi vazhduan shkollën në gjuhën sërbo/kroate.Sipas tregimit të Shefki Karamanagës (mësues në pension, 1936) mbledhja për mbylljen e shkollova në gjuhën shqipe  u organizua në qendrën për kulturë (sot “Hollegro”). U mbyllën shkollat në Ulqin, por ka pasur rezistencë dhe shkolla shqipe në Reç, Shëngjergj, si edhe në Shtoj, (ku mbetën dy paralele) nuk u mbyllën. Gjithashtu edhe në Katërkollë vazhdoj mësimi shqip.Rollë të posaçëm në Shtoj ka pasur mësuesi Vatë Elezaj, në Katërkollë drejtori me emrita të mëdha Januz Divani.Shefkiu vazhdoj: “ kam punar si mësusues i ri në Reç dhe në Shëngjergj. Me një biçikletë  shkoja deri në Darzë, e prej aty rruga ka qenë me shkëmbij dhe kamë ecur në këmbë. Rroga ka qenë e mirë. Kam pasur një kënaqësi pune. Më kujtohet, kur kam punuar në Ulqin në gjeneratën e parë  ka qenë edhe Safer Zhygjeli (sot mjekë i njohur, pediatër). Ai më tha se kur ka qenë në klasën e parë unë kam pasur të veshur një këmishë të kuqe.”Përsësri në Ulqin filluan të punojnë shkollat në gjuhën shqipe në vitin 1962Mosmësimi në gjuhën shqipe më ka përcjellur gjatë tërë kohës të shkollimit tim, në të gjithë etapat  kemi mësusar në gjuhën sërbo/kroate. Nuk kemi ditur asgjë për historinë, kulturën e letërsinë shqipëtare.

Edhe vëllezërit e motrat e mija kemi qenë  nxënës të mirë. Unë kam pasur problem lidhur me gjuhën vetëm një vit e pastaj klasën e VIII e kam përfunduar shkëlqyeshëm.

Në vitin shkollor 1959/60 ka pasur dy klasa  përfundimtare: VIII1 dhe VIII2. Unë kam qenë në VIII 2. Kryearsimëtari ka qenë atëherë Miodrag-Mishko Miroviq i cili ka  dhënë gjeografinë. Drejtori i shkollës ishte  profesori  Stevan Kostiq i cili jetonte në Lima. Ky ishte një burrë  me autoritet dhe është sjellur gjithmonë mirë me nxënësit dhe arsimëtarët tjerë..

            Ruzhdi Dervishi.U takuam në vitin e dytë të shkollës fillore. Prej atëherë deri në përfundimin e klasës së tetë jemi ulur në një bankë, shtatë vite me radhë. Ka qenë diçka më i vjetër se unë dhe gjithmonë së bashku me Beqir Trumën më kanë mbrojtur kur ka qenë e nevojshme. Pas një takimit tim  në Ranë me një intelektual tone më tha:”sot nuk ka qenë dita e jote”Shpeshëherë, mbas namazit të Jacisë në Xhaminë e Detarëve shetisim në korzon e Ulqinit.Pas një takimit tim  në Ranë me një intelektual tone më tha:”sot nuk ka qenë dita e jote

Lëndën e muzikës më klasën e VIII   e kam pasur për notën 3, është dashur ta përmirësoj  në notën 4 që të jem i shkëlqyer. Arsimëtari i edukatës së  muzikës  u kundërshtua, por këshilli i arsimëtarve e përmirsoj notën. Shumë më vonë, me profesorin e muzikës Qamil Goranën kemi qenë miq të mirë.Pas mbarimit të klasës së VIII  u informova në Komunën e Ulqinit për mundësinë e ndarjes së bursave për vazhdimin e shkollimit. Babai ka qenë gjithmonë më përparimtarë.. Jeta ka qenë e vështirë. Kemi qenë gjashtë fëmijë me një pension të vogël të babait.Mundësia për shkollim jashtë vendit ka qenë e pamundur.Nuk e ndëgjova: vazhdova shkollimin në Cetinjë.Klasa VIIIKlasa VIII2 viti 1964

Gjesti human

            Në fillim të tetorit të vitit 1964 u përgatita dhe udhëtova për Beograd.Rruga ma e sigurt ka qenë me tren deri në Sarajevë, dhe mandej  deri në Beograd.Në  Titograd  hyra në trenin për Sarajevë.Aty gjeta  gjeta dy Ulqinak Jusuf Guçi i cili punonte në  Beograd si inspektori i punës dhe Abdurrahman-Durro Resulbegu i punsuar në Sarajevë.U shoqëruam  dhe treni ecte .Një kohë nate erdhi kondukteri dhe na  i  kërkoj biletat. Biletatë e Jusufit dhe  të Durrës ishin në rregull.Mu më tha: “ ti djalosh do të kalojsh në klasën e II se kjo  është klasa e parë dhe bileta yte  është për të dytën”.Para se të përgatitem të largohem nga vendi menjëherë të dy bashkëudhtarët më  than:” ne kemi filluar të udhtojmë së bashku dhe  do të vazhdojmë ,dhe e  paguan dallimin e biletës për mua. Durra  mbëriti në Sarajevë.Jusuf Guçi dhe unë vazhduam për Beograd.

Me Jusufin jam takuar disa herë në  Beograd.Ai pas një kohe u kthye të jetojë dhe punonte në  komunën e Ulqinit . Ai u martua dhe  fitoj një vajzë .Kemi pasur disa takime dhe si  mjekë  e kam pritur gjithmonë  mirë tue punuar  në Stacionin shëndetsor në afërsi të Xhamisë së Pashës .Në vjeshtë, në vitin  1971 Jusuf  Guçi  vdiq pas një akcidentit rrugor kur humbi jetën si kambësor në rrugën e cila shkon  për h.Mediteran .

Abdullah-Durra Resulbegu gjithashtu  është kthyar  në Ulqin dhe ka punuar si ekonomist.Ka qenë një intelektual i veçantë.Ai vdiq më vonë në vitin  me vdekje natyrore.

Ky takim me këto dy njerëzë të mirë, intelektual  të posaçëm  dhe gjesti i  human për ti ndihmuar një  vendasit student  ,  si edhe mbarimi i jetës tyre të parakohshëm  më kanë mëbetur në kujtim të përgjithmonshëm.

Frigoriferi

Lidhur me  termetin ka qenë një solidaritet  prej të gjithë republikave dhe krahinave autonomike të ish Jugosllavisë.Ndihma ka ardhur dhe  prej faktorit ndërkombëtar.Si  gjest i veçantë ka qenë edhe  montimi i ambulancës  prej 120 m2 në Shtoj e cila ka qenë deri vonë në funksion.Ky donacion ka qenë prej sipërmarrjes të njohur  ”Krivaja” (Zavidoviqi, Bosnja dhe Hercegovina )Më kujtohet:prej UNICEF-it   mbërritën si ndihmë tri kuzhina të  kompletuara  me aparaturë dhe enët përcjellëse.Një  e përderojshim në shtëpinë e shëndetit të Ulqinit, tjetrën e drejtuam për stacionin shëndetësor në Katërkollë.Të tretën e ruajtëm në ambulancën e Shtojit.

Në shtëpinë time mu prish frigoriferi.Në kompletin e kuzhinës në Shtoj ka pasur edhe një frigorifer të mirë të firmës të njohur ”Philips”.Një mbërmbje  u nisa për Shtojë që ta marr frigoreferin me  veturën time  ( Lada  standard ).Rruga ishte pa asfaltuar, me pluhur e gropa.Duke  ecur me veturë mendova:

frigoriferin po e marr dhe po e çoj në shtëpi.Por, çdo herë kur ta çelë unë do të di se e kam marrur  atë gjë e cila nuk më takon, edhe ai i Nalti (Zoti) e din.”

E ktheva  veturën dhe  frigoriferi mbeti në ambulancën e Shtojit.Gjeta një çlirim shipirtëror.

Megjureçi

Megjureçi është një vend malor i cili më së shumti i takon komunës së  Ulqinit.Për të mbërritur në këte fshat duhet me e kaluar urën mbas Krythës-ura e Mërkotit dhe  me shkuar  rrugës e cila  është për Peçuricë, Dobra Voda dhe Tivarë të vjetër .Mbas urës dredhohet majtos dhe duke hypur nepër mal në gjatësi prej 8 km dallohen shtëpiat e vjetëra prej gurit.

Mbas tërmetit prej 15.prillit 1979 shumica e banorëve të Megjureçit kanë dalur të jetojnë në Ulqin, Tivar, ose në mërgim.Një ish  banori i këtij vendit më tha se komuna e Ulqinit nuk ka treguar asnjëfarë interesimi për ta përmirësuar jetën në këte vend shumë  të interesantë me një panoramë të jashtëzakonshme.

Nga Megjureçi shihet një pjesë e madhe e Ulqinit:Zalli i Madhë me grykën e Bunës, Ana e Malit me Liqenin e Shasit.

Si mjekë  i ri më ftuan që ta vizitoji një të moshuar në Megjureç.Djali i të sëmuarit më tha:

“po shkojmë në një vend si nuk ke qenë asnjëherë“.

Ky moment  më ka mbetur si një përjetim i veçant në praktikën time  mjekësore.

Amerika

Në vitin 2004-2005 duke u ndërtuar  materniteti u formuan kushtet për punësimin e  disa kuadrave   medicinale. Ndërmjet të tjerëve u punësuan edhe disa infermiere të cilat kishin pritur një kohë të gjatë për punë.

Njëra prej tyre pas një kohe tregoj dëshirën që të shpërngulet me familje në Amerikë.

Kaluan katër muaj. Një ditë, sekretarja  më  lajmëron se është kthyer motra e cila kishte emigruar në SHBA. Ajo hyri në kabinetin tim. Më tha:

drejtor, Amerika nuk është për ne, jemi kthyer…”

Pas një kohe të shkurtër e ftova referenten për marëdhënie pune dhe i thashë:”

“Merri dokumentat personale të kësaj infermiere dhe vendosi aty ku kanë qenë mëpërpara”.

Juristja dhe infermjerja mbetën të  habitur.

Infermierja  rifilloj punën menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi