Dr Gani Karamanaga: Xhamia e Merasë

Para ardhjes së Malit të Zi në Ulqin ka pasur 9 xhamia. Njëra prej xhamiave të cilat janë rrënuar nga pushteti ka qenë edhe Xhamia e Merasë.Ajo është rrënuar në vitin 1963. Xhamia ka pasur minare prej druri. Pas disa viteve në atë vend është ndërtuar stacioni i autobusave, në vitin 1967.

Tyrbja e familjes Pulti gjendet aty ku ka qenë gjithmonë. Sipas tregimit të Bilal Pultit (1946) Tyrbja e familjes tyre ka qenë “në rrezik” për tu rrënuar në vitet e nëntëdhjeta, por angazhimi dhe kundërshtimi i tyre e ka ndaluar këtë akt vandalizmi.

Pushteti lokal ka treguar pak mirëkuptim për arsye se vendparkingun në këtë lokalitet e shfrytëzon Bashkësia islame e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi