Drejtorja e Shtëpisë së Shëndetit, Dr. Sadije Hollaj, deklaroi se Ulqinit i nevojiten spitali dhe materniteti i vërtet.
Sipas fjalëve të saja, gjatë sezonit në këtë qytet çdo ditë janë mbi 100.000 njerëz.
“Gjatë pandemisë ne kemi dhënë rreth 500 infuzione në ditë, pra kemi funksionuar si spital”, tha ajo.
Duke konstatuar që materniteti në Ulqin është hapur në vitin 2005 pa sallë të operimit, ndërsa nga viti 2016 funksionon si stacionar, Dr. Hollaj shtoi se ky qytet duhet të ketë maternitet.