“Prioritetet në punën e Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim në vitin 2019 do të jenë miratimi i disa strategjive të zhvillimit siç janë strategjia e zhvillimit rural të turizmit, hartimi i dokumenteve strategjike për zhvillimin e bujqësisë, promovimi dhe zhvillimi i bujqësisë dhe sjellja e vendimit për masat nxitëse, nxitja e zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, krijimi i kushteve për ndërtimin e Qendrës për grumbullimin dhe shpërndarjen e prodhimeve bujqësore, si dhe promovimi i mundësive investuese në Komunë të Ulqinit”, tha drejtuesi i këtij resori Dr. Agron Ibrahimi.
Ai shtoi se këto masa planifikohen të implementohen në bashkëpunim me ministritë kompetente.
“Po ashtu, në bashkëpunim me organet tjera lokale do të fokusohemi në parandalimin e ekonomisë informale, sidomos në sferën e ofrimit të shërbimeve për akomodimin e mysafirëve”, theksoi Ibrahimi.








