Deklaratë për media e kryetarit të Partisë Qendrore shqiptare për Integrim dr. Isat Jakupi.
Ka dy arsye kryesore pse unë do të mbështes UREN dhe koalicionin “Fillim i ri” në këto zgjedhje.
E para, sepse është një kërkesë e fëmijëve të mi, njëri prej të cilëve jeton jashtë vendit.
Së dyti, dëshira ime e madhe si mjek dhe humanist është që Ulqini të ketë një qendër shëndetësore më të madhe, gjegjësisht spital.
Jam i bindur se kjo do të arrihet me administratën e re komunale dhe Qeverinë e Malit të Zi, e cila do të udhëhiqet nga Dritan Abazi, e cila më në fund duhet t’i drejtohet Ulqinit.
U bëj thirrje anëtarëve të partisë sime të mbështesin koalicionin e udhëhequr nga URA.
One Response
Dmth i fitej Dritani edhe dy vota hahaha