Dr. Jakupi ftoi Cungun të jap dorëheqjen: KRYEKOMUNARI MË I KEQ NË HISTORI

Isat JakupiLideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime (LQSHI) dr. Isat Jakupi ka thënë se qytetarët e Ulqinit, kur për herë të parë u zgjodh në vendin e kryekomunarit Nazif Cungu, kanë menduar se të gjithë do ta kenë më mirë.

“Prapë ka kërkuar të bëhet kryetar dhe ne ja kemi dhënë shansin për herë të dytë sepse, siç tha, ishte shkurt në atë funksion dhe nuk kishte hapësirë të dëshmohet. Por, siç duket, atë tërësisht e ka shkel koha. Mundemi me plotë gojë të themi se prej kur mbajmë mend kryetarët e Komunës sonë ai është kryetari më i dobët i të gjithë kohëve!”, vlerësoi dr. Jakupi.

Sipas fjalëve të tija, do të ishte korrekte që Cungu të jap dorëheqje dhe pas Vitit të ri të kemi zgjedhje të parakohshme.

Dr. Jakupi në letrën e hapur ka shtruar dy pyetje kryetarit aktual të Komunës: a e dini sa të rinj ikin për çdo ditë nga ky qytet? “Të paktën 30 në dy ditë!”, tha lideri i LQSHI dhe pyeti edhe se si mund të ndërtohet pa leje? A është i korruptuar Cungu apo njerëzit e tij? Sepse, nuk mund të ndërtohet në mënyrë tjetër!”

“Bëju njeri dhe lëshoja vendin njerëzve më të aftë, atyre të cilët e duan këtë qytet”, përfundoi dr. Jakupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…