Kryetari i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrime (PQSHI) dr. Isat Jakupi deklaroi se është i habitur dhe i zhgënjyer se nuk është ftuar në takimin i cili në Kala u mbajt me rastin e vizitës së para pak kohëve të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
“Vlerësoi se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), i cili publikisht u prezantua si organizator i këtij takimi, gaboi ndaj partisë tonë. Sa do ne të jemi të vegjël ose të mëdhenj, u tregua se jemi shumë të rëndësishëm, madje edhe në nivel shtetëror. Para së gjithash për arsye se, prej themelimit tonë, rregullisht dhe në të gjithë takimet na ftuan zyrtarët e lartë dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Jakupi.
Ai i tha drejtuesve të KKSH-së se zgjodhën rrugën e gabuar dhe inatin ndaj tij. “Prandaj, të jeni më të kujdesshëm herën tjetër. Dhe mos shikoni, si kryetarët e partive tjera nacionale, vetëm pagat dhe karriget e veta”, deklaroi lideri i PQSHI.