Partia më e re në skenën politike vendase, Lëvizja qendrore shqiptare për integrime (LQSHI) dr Isat Jakupi, ka njoftuar se vazhdon procesi i kompletimit të organeve partiake.
Për nënkryetar të partisë është zgjedhur studenti Hamdi Kurti, ndërsa për zëdhënës teologu i diplomuar Benjamin Tahiri.
Siç thuhet në kumtesë, nënkryetari i deritashëm Hajro Lika është këshilltar i kryetarit Jakupi.
“Ditët e ardhshme do të kemi kontakte me drejtuesit e partive në Shqipëri”, thuhet nga LQSHI.