Dr. Joviqeviq: NË ULQIN VËRTETOHEN TRE RASTE TË KORONAVIRUSIT

Rana„Deri tani, në territorin e Komunës së Ulqinit koronavirusi u vërtetua tek tre persona“, deklaroi për Portalin Ul-info specialistja e epidemiologjisë Dr. Ljiljana Joviqeviq.

Ajo tha se gjatë ditës së sotme ose nesër do të dihen rezultat e testimeve tek katër persona të tjerë. Testimet tek këto persona janë bërë të martën.

Sipas fjalëve të saja, shërbimet kompetente e përcjellin në mënyrë aktive situatën. „Ato që fituan vendimet për izolim janë nën mbikqyrje dhe respektojnë masat e përcaktuara. Apelojmë tek qytetarët e tjerë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Skuadra Nacionale Koordinuese“, shtoi Dr. Joviqeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi