Të pakënaqur me gjendjen e popullit tyre studentët shqiptarë organizuan demonstratat me parullën “Kosova republikë” Trazimettë mëdha kanë qenë në Universitetin e Prishtinës. Këto filluan me 11.mars 1981. Në kantinën e konviktit të studentëve, si shkak ka qenë ushqimi i dobët. Më vonë lajmërohen parulat ku kërkohet pozita e Kosovës më e mirë në shtetin e Jugosllavisë (“Trepça punon , Beogradi ndërtohet””). Pushteti aktual i krahinës së Kosovës reagoi ashtu që e çoji milicinë kundër studentëve që demonstronin. Shumë studentë u burgosën. Udhëheqësia mendoj që kriza u përfunduar.
Por, eskalimi i demonstrative ndodhi me 26 mars 1981 kur në Kosovë mbërriti Stafeta e rinisë. Ky manifestim i cili deri tani ka qenë rutinor me fjalime dhe fotografitë e Titos u zhvillua në demonstrate ku morën pjesë masat e popullit përveç studentëve e rinisë tjetër. Parullat kanë qenë : “Kosova republikë”, “rroftë Adem Demaqi (atëherë në burg), si edhe” Liria, Bashkësia, demokracia” ,”Duam bashkimin e të gjithë tokave shqiptare”. Protestat janë përhapur në të gjithë qytetet e Kosovës, dhe si pas disa parashikimeve kanë marr pjesë deri një milion njerëz.
Duke u ballafaquar me pakënaqësinë e masave shqiptare udhëheqësia e krahinës të Kosovës jep urdhrin forcave të milicisë që demonstratat të ndalohen në mënyrë brutale.
Reagimi i pushtetit Jugosllav
Kryesia e atëhershme e Jugosllavisë I ka vlerësuar demonstratë në Kosovë të dëmshme “për integritetin dhe sovranitetin e Jugosllavisë” dhe me 2 prill 1981 ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe ka nisur përveç forcave të milicisë edhe forcat e armatës Jugosllave me qëllim që të kthehet rendi në Kosovë. Gjithashtu në kuadër të armatës kanë qenë edhe forcat të blinduara me tanke.
Është dhënë urdhri edhe për ndërprerjen e mësimit nëpër shkolla dhe Universitet. Sipas admiralit Mamula ka pasur edhe disa intervenime me armë. Në këtë mënyrë të dhunshëm demonstrate në Kosovë filluan të qetësohen. Janë regjistruar edhe me 30 prill kurse të fundit me 17 maj 1981.
Fotografia e Josip Broz Titos
Sot , me datën 5.11.2013 u takova me Kasem Ceka. Ai ka qenë kryetari i Bashkësisë lokale të Anës Malit në kohën kur është bërë manifestimi i hapjes të stacionit shëndetësor të Katërkollës me 26 nëntor 1981.
Duke biseduar për këtë ngjarje pas shumë viteve Kasemi më tha:
”Para se të filloji manifestimi i hapjes të ambulancës në vitin 1981 biseduan me mua Lluka Knezheviq dhe Millovan Gjakonoviq (funksionar të atëhershëm të komunës Ulqinit).Më pyetën se si do të flas. I tregova se e kam përgatitur fjalimin shqip edhe serbisht. Të dy mu përgjigjën se nuk është mire kështu- si të flasë edhe shqip. Përgjigja ime ishte:në Anë të Malit më tepër se 88 % popullate janë shqiptarë.”
Kasemi foli edhe shqip edhe serbisht. Pas pak kohe e ndruan prej kryetarit të Bashkësisë lokale….
Mua, pas disa ditëve më dhanë vërejtje se fotografia e Titos nuk ka qenë në rregull. Unë u përgjigja se në vend të fotografisë kemi pasur një bustin me kokën e Josip Broz Tito.
Edhe unë pata pasoja. Në vitin e ardhshëm kur më doli mandati si drejtor nuk përfitova pëlqimin që të konkurrojë prapë për drejtorin e shtëpisë shëndetit të Ulqinit.
Invalidi dhe mjeku
M.N. në fëmijëri ka qenë i sëmur prej paralizës progresive(polyomyelitis progressiva acuta). Kjo sëmundje ka qenë atëherë e përhapur dhe ka lënë pasoja të mëdha. M.N. mbeti praktikisht i palëvizshëm, por me intelektin e ruajtur. Familja e vëllait tij është kujdesuar shumë mirë për te. Gjithmonë e kanë shëtitur në qytet ku është takuar me shokët e vet. Disa herë e kam vizituar në shtëpinë e tij.
Një ditë pas ndodhjeve në Kosovë (demonstratat me 1981 e mandej politika serbe antishqiptare) për të kaluar kohën ka dëgjuar një kasetë me këngë shqipe popullore. Dikush e lajmëron në polici. Në gjykimin e shpejt është konsultuar edhe një mjekë(malazias) i cili deklaroji që M.N. është i aftë për të shkuar në burg. U dënua me dy muaj burg.
Më vonë,kur e kam vizituar më ka thënë se në burg rojtarët kanë pasur respekt për te.
„Dobro jutro“(mirë mëngjesi)
Ka ndodhur në një lokal në Katërkollë. Në mëngjes kanë qenë të ulur disa shokë. Gjithkush ka pasur bisedat e veta. Në një moment hapet dera e kafenesë dhe një vendasit prej Anës Malit hyn brenda dhe i thotë të gjithëve :
“Dobro jutro“(mirë mëngjezi).
Z.A. ka qenë i punësuar në postën e Katërkollës, njëri i drejt. Ai, pa asnjëfarë mendimit tjetër i drejtohet atij i cili hyri më përpara dhe i përshëndeti në gjuhën malazeze:„Kuj po i thu ti „dobro Jutro“ kur të gjithë këtu jemi për mirë mëngjesi“( në lokal ishin vetëm shqiptarë).Fjalët e Z.A. ecën deri te organet e brendshme. Ai u dënua me 2 muaj burg.
Pacienti nga Sërbia
Ishin vitet pas luftës dhe shpërndarjes të Jugosllavisë me 92/93. Situata ishte e vështirë,te na luftë nuk ka pasur ,por posaçërisht ne, shqiptarët kishim presione të lloj/llojshme. Armata e atëhershme u mundonte që ti dërgoji djemtë tonë në shërbimin ushtarak. Mënyrat direkte dhe indirekte u aprovonin për shpërnguljen e popullit shqiptarë.
Një pacient nga Serbia përkohësisht jetonte në një shtëpi për pushim ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit. Shpesh ka ardhur në vizitë në dispanzerin për sëmundjet e mushkërive. Kishte një sëmundje të rëndë, gjendja u keqësonte për çdo ditë. Pacienti përfitoji një besim të madh dhe respekt të posaçëm për mua.
Një natë dimrit trokiti telefoni. Zëri i panjohur më tha se pacienti M. është shumë i sëmur dhe është lutur kojshive tij që të vijnë te unë për ta vizituar. Edhe unë si edhe bashkëshortja nuk ishim të sigurt se ku po shkoj. Por, unë gjithmonë jam përgjigjur kërkesave të pacientëve dhe i lajmërova se po përgatitem. Ato ishin njerëz të ardhur e Ulqinin nuk e ditshin mirë. U takuam te kisha ortodokse nën Meterizë. Mendoja, kush e din kush janë këto dy persona, ku po shkojmë. Zhvilluam ngadalë bisedën. E kuptova se ishin shokët e të sëmurit M. Mbërritëm deri te pacienti i cili ishte shumë keq.
Mbas një kohe ai ndërroj jetë.
(Nga libri i ardhshëm „ Udhëtimi një mjeku“)