Në vitin 2001 ishim disa intelektual nga Ulqini me miqtë tonë nga Kosova në hapësirat e kompleksit “Holegro”.
Filloj të botohet revista “Buzuku”. Kaluan vite, doli edhe numri 40. Tërë këto vite kjo revistë me shumë vështirësi të daljes dhe botimit trajton një tematikë shumë të vlefëshme dhe afirmative për popullin shqipëtarë.Më e rëndësishme është që ka lujtuar rolin e padiskutueshëm që shumë prej neve të kthehemi nga vetvetja, të mësojmë çka është gjuha shqipe, çka janë simbolet e shqipëtarisë.
“Buzuku” ka ardhur në kohë shumë të nevojshme për këto treva ku shqipëtarët përbëjnë shumicën.Ka arritur qëllimin që të bashkëpunoj edhe me diasporën tonë.
Tërë kohën ka përcjelluar ngjarjet lidhur me kulturën, artin e shkencën e cila ka qenë pjesa e aktiviteteve të Shoqatave joqeveritare si edhe përcjellja e disa ngjarjeve të rëndësishme për afirmimin e kombit tonë.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi festiv dhe shkencor,
Mbyllja e shkollave shqipe në Mal të Zi në vitin 1956 ka pasur efekte shumë negative për disa gjenerata.Kemi qenë të detyruar të mësojmë në gjuhën joamëtare.Kështu, nuk kemi ditur asgjë për historinë, kulturën,artin, shkencën dhe letërësinë e kombit tonë.Revista “Buzuku” ka merita të mëdha për doedukimin e një pjese të shqipëtarëve në vend si edhe në diasporë.
Tekstet e botura në revistën “Buzuku” janë të shkruara në gjuhën e cila është e kuptueshme për të gjithë shtresat intelektuale, por edhe për popullin e thjeshtë.
Është marr me ruajtjen e folklorit, historinë, ngjarjet të cilat kan vlera për emancipimin e njerëzve.
Në vitin 2005 u organizua Tubimi shkencor ndërkombëtar:
“Konferenca jubilare 450 vjetori i Mesharit don Gjon Buzukut”
ku morrën pjesë autorët nga Kosova, Shqipëria,Italia, Mali i Zi.Të gjthë materialet u botuan në numrin tematik të revistës “Dija” 3/2005.
Më lejoni që ta theksoj që nismëtari, kryeredaktori dhe barësi i të gjthë aktiviteteve ka qenë dhe është Prof.Dr Simë Dobreci.
Një autoritet fetar prej këtyre treva ka thënë:
”egzistenca si edhe prezenca e komuniteteve fetare në vendin tonë është si kopështi me lule të lloj-llojshme”.Kjo është njëkohësisht edhe pasuria e jonë.
Kombi edhe feja janë dy gjëra të cilat gërshetohen dhe nuk munden të ndahen.Asnjëra, as tjetra nuk janë kundërshtuese për njera tjetrën.Nuk ka simbole si edhe autoritete historike të ndara. Të gjitha ato i takojnë të gjithë neve.
Jam i bindur, si edhe ato të cilët mendojnë ndryshe duhet ti kuptojnë këto fjalë.
Ne nuk mundemi ti gjykojmë dhe klasifkojmë njerëzit, por mesiguri mund të flasim për veprat e tyre.
Prof. Simë Dobrecit i uroj shëndet. Mirupafshim në 80 vjetorin e tij në verën e ardhëshme.