Dr Kreshnik Mustafa këto ditë me sukses u specializua në epidemiologji në Fakultetin e Mjekësisë në Nish.
Në këtë mënyrë ai u bë specialisti i parë i epidemiologjisë në Ulqin.
Dr Mustafa është i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit dhe për shumë vite ka ushtruar në Institutin për Shëndetin Publik të Malit të Zi.