Dr. Kreshnik Mustafa: PREJ SPECIALIZIMIT NË LUFTË KUNDRË KORONËS

IMG-3d1a403e96963ed880aa0f82c938cf70-VDr. Kreshnik Mustafa është specializant i epidemiologjisë i vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Ky mjek i ri, i qetë dhe i vyeshëm ishte katër vjet shef i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Ulqinit.

Mirëpo, të gjitha që dikur i mësoi, nga mesi i marsit po ndodhin në tërë botën. Dr. Mustafa nuk kishte mëdyshje: menjëherë është vënë në dispozicion të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin.

Meqë Instituti për Shëndetin Publik e caktoi Dr. Lilana Joviqeviq përgjegjëse për situatën epidemiologjike në zonën e Tivarit dhe Ulqinit, Dr. Mustafa me këshillat dhe rekomandimet e saja, së bashku me skuadrën e Shtëpisë së Shëndetit, për çdo ditë ka kryer testimet e personave, ndoqi gjendjen në karantinë, ishte në kontakt me dhjeta njerëz nga kjo komunë.

Të gjithë do ta vërtetojnë profesionalizmin e tij, sjelljen njerëzore dhe ndihmën e dhënë çdo pacienti dhe njeriu që iu drejtua, në çdo kohë.

Duket se epidemia e koronavirusit ngadalë po zbehet edhe në komunën tonë, fal edhe sakrificës, mundit dhe dijes së mjekëve tanë, duke përfshirë këtu edhe Dr. Kreshnik Mustafën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do