Dr. Kreshnik Mustafa: RRETH NJË MIJË QYTETARË TË ULQINIT E KANË KALUAR KORONËN

Kreshnik MustafaIsh shefi i Urgjencës së Ulqinit dhe specializanti i epidemiologjisë Dr. Kreshnik Mustafa tha se deri tani nuk ekzistojnë informacionet e sakta sa i përket mbrojtjes që mund të kemi pas kalimit të SARS-CoV-2.

“Mirëpo, ajo që dimë me siguri të plotë është që secili njeri ka sistemin imunitar të ndryshëm nga tjetri. Për këtë arsye kishim raste të ndryshme, ku disa persona e kalojnë sëmundjen pa simptome (asimptomatik) ose me simptome shumë të lehta, kurse disa të tjerë pësojnë komplikime dhe kanë nevojë për trajtim spitalor. Pra, tek epilogu i sëmundjes rol të madh ka sistemi ynë imunitar dhe sasia e virusit që sulmon organizmin”, pohon Dr. Mustafa.

Sipas tij, nga praktika e deritashme vërehet se tek disa persona formohen një sasi e madhe e antitrupave, kurse tek disa të tjerë një sasi më e vogël.

“Antitrupat janë “maja e ajsbergut” e mbrojtjes imunitare, të cilat formohen pas kalimit të sëmundjes infektive COVID 19. Ato fillimisht pësojnë rritje, mirëpo me kalimin e kohës vërehet një rënien graduale e tyre. Ne nuk duhet të jemi të shqetësuar kur ndodh një gjë e tillë sepse pas zhdukjes së antitrupave në organizmin tonë aktivizohen qelizat e kujtesës – limfocitet (T,B), të cilat janë prezent në organizmin tonë për një periudhë shumë më të gjatë. Në një kontakt të ardhshëm me virusin ato aktivizohen dhe krijojnë masat mbrojtëse ndaj atij virusi, e në këtë rast ndaj virusit SARS-CoV-2”, thekson specializanti i epidemiologjisë.

Ai vëren se, duke u bazuar në ligjet biologjike të sëmundjeve epidemike – infektive, këto sëmundje pas infektimit në shumicën e rasteve krijojnë një imunitet në organizëm.B cell

“Mirëpo, kemi raste shumë të rralla dhe mjaftë sporadike, të cilat janë të vërtetuara nga shkenca, e tek të cilët virusi është rishfaqur për të dytën herë. Po ashtu kishim raste ku virusi ishte aktiv në organizëm gjatë një periudhë 60 ditore. Sidoqoftë, siç ceka më lartë, këto janë raste tepër të rralla dhe s’duhet të frikësohemi”, siguron Dr. Mustafa.

Dr. Kreshniku rikujton se ne duhet të vazhdojmë të mendojmë njëri për tjetrin.

„Bartja e maskës është e domosdoshme, njëjtë si dhe vaksinimi. Për të arritur imunitetin kolektiv, ne duhet të mendojmë për këtë gjë sepse në këtë mënyrë nuk e mbrojmë vetëm veten, por edhe të tjerët. Vetëm bashkë mund të parandalojmë përhapjen e virusit dhe epidemisë“, apelon ai.

Ai edhe një herë theksoi rëndësinë e respektimit të masave epidemiologjike gjatë festave të fundvitit, veçanërisht për shkak të të infektuarve asimptomatik.

„Një pjesë e të infektuarve është asimptomatik. Ato duke mos ditur shkojnë pranë familjeve të tyre, shoqërohen me të moshuarit dhe kështu mund t’ju përcjellin virusin“, përfundon Dr. Mustafa.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndetin Publik, 993 qytetarë/e të Ulqinit u shëruan nga koronavirusi.

(Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Infoterapia në epokën e koronës”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, e i cili është pjesë e projektit “Promovimi i alfabetizmit mediatik dhe informativ dhe fuqizimi i mediave të pavarura në Ballkanin Perëndimor”, të cilin e realizojnë Albany Associates, Instituti për Media i Malit të Zi dhe Mediacentar Sarajevo.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…