Dr. Vesna Maçiq nga Instituti për Biologjinë e Detit deklaroi se shpallja e zonave të mbrojtura në det, përfshirë këtu edhe Ulqinin e Moçëm, është një gjë e madhe.
“Ndoshta nuk jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm që me detin jemi të lidhur në mënyra të ndryshme. Jo vetëm si diçka që është degë e jonë turistike dhe që na jep mundësi ekonomike, por edhe si një resurs i stërmadh për disa lëndë të reja të para, për balancim dhe ndryshime klimatike dhe për shumë gjëra të tjera”, tha Dr. Maçiq për Radio Kotor.
Sipas fjalëve të saja, studimi i detit duhet të jetë më i rëndësishëm dhe pastaj rezultatet tona të gjejnë zbatim në shoqëri dhe çdo gjë që ne bëjmë mos ta bëjmë për të publikuar një punim shkencor, por që rezultatet tona të kenë dobi për përmirësimin e shoqërisë tonë, për përparimin e përgjithshëm të shtetit dhe civilizimit.