Dr. Mavriq: FALEMINDERIT TË GJITHËVE QË I PËRMBAHEN RREGULLAVE

Dr MavricPërveç studimeve të shumta të cilat janë publikuar në revista me referenca te lartë nga lëmija e mjeksisë, eksperienca e shumë shteteve të cilat janë takuar më parë se ne me këtë virus kanë konfirmuar se mënyra më e sukseshme në luftën kundër këtij virusi është respektimi dhe përmbajtja e masave preventive epidemiologjike.

Siç shihet, ky armik i padukshëm që quhet virusi Corona na shfaq shumë probleme qe janë të kushtëzuar nga vetë karakteristikat e tij. Këto janë rezistanca dhe mbijetesa në materjale të ndryshme, shpejtësia dhe lehtësia e transmisionit, pastaj manifestimi klinik me simptome jospecifike, shpeshherë edhe të paqarta si dhe mundësia e paraqitjes së komplikacioneve të ndryshme që mund te shkaktojnë vdekje e deri tek mosegzistimi i terapisë specifike apo vakcinës adekuate.

Siç është folur edhe deri më tani, mënyra e vetme dhe më e mirë në luftën kundër infeksionit të COVID 19 është distanca shoqërore dhe masat përkatëse higjijenike.

Mund të themi se edhe në këtë moment mund t’i vërejmë rezultatet e masave të tilla që janë ndërmarrë nga Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e shëndetësisë. Këto masa janë të bazuara në fakte shkencore dhe pervojën pozitive te shteteve që kane arritur rezultate të dukshme.

Megjithatë, që ta fitojme këtë betejë është e domosdoshme që të gjithë t`i përmbahemi këshillave, pa përjashtim . Vetëm në këtë mënyrë do ta ruajmë vehten, familjet tona, të afërmit tanë si dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Posaçërisht ne këtë mënyrë i ruajmë edhe ato persona që ballafaqohen me probleme të tjera shëndetësore siç janë sëmundje kronike, probleme imunologjike dhe onkologjike.

Si mjek i falenderohem të gjithë atyre të cilët qëndrojnë në shtëpi dhe i përmbahen rregulave dhe këshillave të cilat ju rekomandojmë sepse në këtë menyrë i ndihmoni punëtorët mjeksorë që janë në vijën e parë të kësaj beteje. Për këtë arsye, tregoni nivel të lartë përgjegjësije dhe qëndroni në shtëpi. Së bashku do të arrijmë fitore.

dr Haki Mavriq
Këshilltar i PDS-së në KK Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi