Rreziku nga koronavirusi në Mal të Zi nuk është më i ulët, por tani është në nivel mesatar, njoftohet të hënën nga Instituti për Shëndetin Publik.
Drejtori i këtij institucioni Dr. Boban Mugosha tha se po shqyrtohen disa lokacione për karantinën eventuale.
“Njerëzit pa arsye po çojnë panik. Në Zogaj po punohet në mënyrë që të sigurohen kushtet adekuate për karantinën e mundshme. Mundësitë tjera janë lokacionet në Podgoricë dhe Danillovgrad”, shtoi Mugosha.