Dr. Nail Draga: NGJARJET E ULQINIT NË NJË BOTIM ESEISTIK

I njohur si mjek për nga profesioni, dr.G.Karamanaga opinionit të gjerë vitëve të fundit i është prezantuar me botime të veçanta të cilat kanë zgjuar interesimin e lexuesve të ndryshëm. Në vazhdën e tyre botimeve është edhe libri më i ri me titullin “Çinari i Moçëm”. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë për nga përmbajtja, sepse kemi të bëjmë me ngjarjet tragjike në qytetin e Ulqinit, të ndodhura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kur këtu u vendos pushteti komunist. Janë pikërisht këto ngjarje tragjike të cilat janë realizuar me skenar dhe regji nga pushtetarët e rinjë, drejtuar kundër popullit shumicë përkatësisht shqiptarëve në këtë mjedis.

Për lexuesit  titulli i librit “Çinari i Moçëm” me fotografinë në ballinë është intrigues, sepse ai nuk është i përgjithshëm, por i veçantë së është dëshmitar e disa ngjarjeve nga e kaluara deri në ditët tona. Pikërisht këto të dhëna e kanë motivuar autorin që ky libër të titullohet i tillë, sepse mbetet pikë referuese për popullsinë e Ulqinit.

Çështjet e trajtuara në këtë botim eseistik i referohen    kohës se ndryshimeve të mëdha shoqërore ku me vendosjën e pushtetit të ri mendohej se do të realizohej barazia qytetare e kombëtare e shqiptarëve në këtë mjedis. Por, ngjarjët demantuan një përceptim të tillë sepse me vendosjen e pushtetit të ri komunist në Ulqin nga data 26 nëntor 1944, e më pas  individë të ndryshëm u burgosën, u pushkatuan pa gjyqë, apo u dënuan me procese gjyqësore të montuara. Ishte ky veprimi praktikë i pushtetit i cili veproi sipas kursit  hegjemonist me vellon e idelogjisë  komuniste me parullat e “vëllazërim-bashkimit”.

Në rrethana të tilla të fushatës kundër shqiptarëve pushteti kishte planifikuar të eliminonte individët të cilët  llogaritëshin si të pa përshtashëm  madje edhe armiq të pushtetit i cili po instalohej. Të dhënat të cilat prezanohen në këtë botim e trajtojnë këtë çështje në mënyrë të kompletuar.

Nga të gjithë të eliminuarit, dallohet njëri e ai është Rafo-Raif Gorana, një ndër personalitetet e rëndësishëm në atë kohë në Ulqin. Autori na ofron të dhëna me interes për familjen Gorana, por edhe të tjera të cilat janë përsekutuar në qytetin e Ulqinit.

Esetë e prezantuara në këtë botim paraqesin momente emocionale për çdo lexues, dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse prezantohen ngjarje dhe persona të cilët u likuiduan  vetëm pse ishin shqiptarë.

Botimi “Çinari i Moçëm”, hapë dilema për të kaluarën e Ulqinit, sepse për të parën herë ofrohën të dhëna të cilat kanë qenë të ndaluara dhe si të tilla  panjohura për opinionin e gjerë në këtë qytet. Andaj të gjithë të interesuarit, e sidomos  gjeneratat e reja kanë mundësi të njihën për të kaluarën e panjohur apo “historinë e fshehur”, të krimeve te pushtetit komunist në Ulqin. Ishte koha e pushtetit policor, kur askush nuk ishte i sigurtë të shtëpi të vet që u dëshmu me burgosje e pushkatime pa gjyq kundër “armiqëve” të imagjinuar, për të friguar popullsinë e Ulqinit.

Libri “Çinari i Moçëm” ka si mision njohjen me dosjen e krimeve të pushtetit të kohës, duke vlerësuar se në rrethana të reja shoqërore duhet të thuhet e vërteta, duke bërë dallimin në mes viktimave dhe kriminelëve. Iu mbetet të tjerëve të vazhdojnë për hulumtime përkatëse, për t iu kthyer dinjitetin viktimave të pafajshme, duke i nderuar me rivarrimin e tyre si kudo të botën e qytetëruar.

Në këtë aspekt duhet angazhim konkret nga trashëgimtarët e familjeve te tyre, por edhe nga pushteti lokal  dhe subjektët e ndryshme duke dëshmuar solidaritet në këtë mision sa humanitar dhe kombëtar.

Përfundimisht këtë botim e vlerësoj si homazh për të gjitha viktimat në Ulqin në atë kohë dhe me pas, çështje e cila  besoj se  do të trajtohet dhe plotësohet nga autor të ndryshëm në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari
Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë më vonë disa

Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN
Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN

Veç edhe 3 dite 499 euro Ti merr gjithëçka brenda dhome. +382 69 154 180 Hotel Mediteran – Ulqin 

Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION
Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION

Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financanë Komunën e Ulqinit Arian Murati deklaroi se “vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave buxhetore”. “Xhirollogaria e komunës

Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE

    Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide