Dekani i Fakultetit për turizëm dhe biznes në Budvë, prof. dr. Rade Ratkoviq, tha se Plani hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare nuk ka paraparë zgjidhje të mira për lokalitetet më cilësore në komunë të Ulqinit.
“Problematike është dispozita për resortin turistik në zonën e Kripores me kapacitet 1.500 shtretër, meqë bëhet fjalë për përmendore të natyrës. Po ashtu, kapacitetet për Valdanos janë të tepërta dhe të paprofilizuara. Ky lokalitet margaritar lejon vetëm ndërtimin e një eko-resorti të vogël i cili do të përshtatej në rinovimin e potencialeve natyrore në këtë gji, sidomos të plantacionit të ullinjve”, tha ai për Portalin Ul-info.
Ai theksoi se në këtë plan nuk përmenden model-projektet nga Master plani, të cilët japin drejtime të mira për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Ulqin, siç janë lokalitetet e ish hotelit “Jadran”, “Galeb”, ose të disa hoteleve në Plazhin e madh, e në kuadër të projekteve prioritare “brownfield”.